PARATHËNIE
Tema udhëzuese e këtij libri është zbulimi se ideja e kulturës dhe vetë fjala në përdorimet e saj tl zakonshme moderne u ngritën në mendimin anglez në periudhën e përcaktuar
zakonisht si revolucioni industrial. Libri ishte një perpjekje për të demonstruar se si dhe pse ndodhi kjo dhe për të gjurmuar zhvillimin e kësaj ideje deri në ditët e sotme. Ai bëhet kështu një rrëfil dhe interpretim i reagimeve tona intelektuale dhe sentimentale ndaj ndryshimeve që ndodhën në shoqërinë angleze nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë. Vetëm në këtë kontekst është e mundur të kuptohet drejt përdorimi bashkëkohor i fjalës “kulturë” dhe problemet të cilave u referohet fjala.
Libri vazhdon hulumtimin e nisur në revistën “Politics and Letters”, të cilën e kam redaktuar së bashku me Clifford Collins dhe Wolf Mankowitz, nga viti 1946 deri ne 1948. Qëllimi ynë atëherë ishte të hulumtonim dhe, ku ishte e mundur, të rinterpretonim këtë traditë që fjala “kulturë” “përkufizon, për sa i përket përvojës së brezit tonë. I detyrohem bashkëredaktorëve të mi të parë për atë që mësova me ta gjatë asaj përpjekjeje të parë. Për shkrimin e librit, i cili filloi në vitin 1950, falenderimet e mia shkojnë për Clifford Collins, si dhe për kolegun tim Anthony McLean. Ishte shumë e dobishme për mua të diskutoja punën time gjatë shkrimit me Humphrey House dhe Francis Klingender, puna e të cilëve i mbijetoi vdekjes së tyre të hershme. F. W. Bateson, E. F. Bellchambers, Henry Collins, S.J. Colman dhe H. P. Smith janë, midis numrit të personave që më kanë ndihmuar, ata të cilët duhet t’i përmend veçanërisht.
Gruaja ime diskutoi me mua dorëshkrimin, rresht pas rreshti, deri në atë pikë sa, për disa kapituj, ajo është edhe autore. Por në fund të fundit, nuk mund të implikoj askënd tjetër përveç vetes sime, si për sa i përket gjykimeve, ashtu edhe për gabimet.
Për shkak të natyrës së librit, nuk isha në gjendje të përfshija ndonjë shqyrtim të detajuar të ndryshimeve që kanë pësuar fjalët dhe kuptimet cilave u referohem. Unë do t’i publikoj këto studime më vonë, në një ese të specializuar mbi “Changes in English during Industrial Revolution”. Analizat e shkurtra të bëra në libër i nënshtrohen rreziqeve të zakonshme të sintezës dhe lexuesi veçanërisht i interesuar për fjalët në vetvete duhet t’i drejtohet esesë së lartpërmendur, e cila i shton disa prova të reja dëshmive autoritare tashmë ekzistuese.
Derisa ky libër ishte në shtyp, unë kam menduar prej kohësh se në çfarë drejtimesh mund të ecin përpara me rezultate pozitive punët e mëtejshme në këtë fushë dhe ndoshta ishte e dobishme të përmend disa. Më duket, para së gjithash, se nga drejtime të ndryshme po arrijmë në një pike ku në fakt mund të formulohet një teori e re e përgjithshme e kulturës.
Në këtë libër jam përpjekur të sqaroj traditën, por ndoshta është e mundur, duke u nisur nga kjo pikë, të arrijmë në një ripërcaktim të plotë të parimeve, duke e konsideruar teorinë e kulturës si një teori të marrëdhënieve midis elementëve të një sistemi të tërë jetësor. Ne gjithashtu duhet të shqyrtojmë idenë e një kulture në zgjerim dhe proceset e saj në veçanti, në këto terma. Sepse ne jetojmë në një kulturë në zgjerim, e megjithatë energjia jonë harxhohet duke u penduar për këtë fakt në vend që të përpiqemi të kuptojmë natyrën dhe kushtet e saj. Besoj se një rishikim efektiv i një pjese të mirë të historisë sonë kulturore të mbartur është i nevojshëm dhe urgient, në fusha te tilla si kultura letrare, standardet arsimore dhe shtypi.
Ne kemi nevojë gjithashtu për studime të hollësishme mbi problemet ekonomike dhe sociale të zgjerimit aktual kulturor, si mjet për një politikë të përbashkët të përshtatshme. Së fundi, në fushën e specializuar të kritikës, ne jemi ndoshta në giendje të zgjerojmë metodat tona të analizës në lidhje me përkufizimet
e reja të veprimtarisë krijuese dhe komunikuese, të cilat tanimë i bëjnë të mundur lloje të ndryshme analizash. E gjithë kjo punë do të jetë e vështirë, por një kuptim i kontekstit të fjalorit tonë aktual në tema te të tilla mund të ndihmojë, dhe ky libër ofrohet si një kontribut për këtë qëllim.
Disa pjesë të librit janë botuar më parë, në një formë tjetër, në “Essays in Criticism dhe Universities and Left Review”.