Search
Close this search box.

Lexojmë: “Kundër shantazhit të dyfishtë” nga Slavoj Zizek

…Në analizën e saj të shquar të gjyqit të atletit të Afrikes se Jugut Oscar Pistorius, Jacqueline Rose theksoi se si vrasja e të dashures së tij Reeva Steenkamp duhet të lexohet perkunder dy sfondeve te frikës komplekse të njerëzve të bardhë nga dhuna e zezë dhe të realitetit të tmerrshem të dhunës se përhapur gjerësisht ndaj grave: “Çdo katër minuta në Afrikën e Jugut nje grua ose një vajzë- shpesh një adoloeshente, ndonjëherë nje femije-raportohet si e përdhunuar dhe, çdo tetë ore, një grua vritet prej partnerit të saj. Fenomeni ka një emër në Afrikën e Jugut: “femicid intim” ose siç i quan gazetarja dhe shkrimtarja e romaneve të verdhë Margie Orford vrasjet e përsëritura të grave në të gjithë vendin, “gravrasje seriale”.
Kjo dhunë ndaj grave nuk duhet në asnjë mënyre te shpërfillet si anësore. Sot, kritikat antikolonialiste ndai Perëndimit – prej burimesh kaq të pabarabarta, sa prej grupit nigerian radikal islamist Boko Haram te Robert Mugabe i Zimbabvesë, deri te Vladimir Putini-manifestohen gjithnjë e më shume në mospranimin e asaj që ata e quajnë si konfuzioni seksual perendimor dhe si një kërkesë per t’u rikthyer në një hierarki “tradicionale” seksuale. Unë jam, patjetër, goxha i vetëdijshëm se eksporti i feminizmit perëndimor dhe i të drejtave individuale të njeriut mund të shërbejë si një mjet i neokolonializmit ideologjik dhe ekonomik (të gjithë e mbajmë mend se si disa feministe amerikane mbështetën ndërhyrjen amerikane në Irak si një mënyrë për të “cliruar” gratë atje: rezultati, siç e dimë tani, ka qenë saktësisht i kundërt). Por, gjithsesi, duhet të refuzohet në mënyrë absolute që të nxirret prej kësaj përfundimi se të majtët perendimorë duhet të bëjne një lloj “kompromisi strategjik” në të cilën poshtërimi dhe perndjekja e grave dhe e homoseksualëve tolerohen në heshtje në emër të luftës më të “madhe” antiimperialiste…

Mbi librin:

Autori: Slavoj Zizek
Shqipëroi:  Arlind Manxhuka
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2018
Fq. 150

Almanart