Lënda e vënë në themel të këtij libri, që në dukje të lind dyshime, është e një vlere dhe interesi parësor, për mua është dhe çështje vetjake e një rëndësie të veçantë dhe për këtë flet më së miri koha kur është shkruar libri. E theksoj që në fillim, bie në kundërshtim me kohën në të cilën u shfaq. Ishte kohë lufte, kohë e mbushur me shqetësime dhe preokupime që lidheshin me Luftën Franko-prusiane të viteve 1870 1871. Në atë kohë, kur gjëmimet shungulluese të betejës pranë Vjortës përhapeshin nëpër Evropë, autorit të librit, këtij mendtari ëndërrimtar, të dhënë fort pas hamendësimeve, i ra për hise ta shkruante këtë libër i strukur diku në Alpe, i zhytur kokë e këmbë në men dimet dhe fantazimet e tij, pra, duke qenë sa i preokupuar, aq dhe i shpenguar e i çlirtë, hodhi në letër mendimet për grekët, bërthamën e atij libri të çudit shëm dhe jo lehtësisht të kuptueshëm, të cilit po ia përkushtojmë këtë parathënie (apo pasthënie) të vonuar. Kanë kaluar disa javë që kur autori i këtyre rreshtave qëndronte nën muret e Mecit, i rrethuar nga moria e pikëpyetjeve që e mundonin lidhur me çësh tjen e “optimizmit”të grekëve dhe të artit grek, deri sa erdhi, më në fund, koha e volitshme, një kohë e ngjeshur me ngjarje e tendosje, muaji kur në Versajë zhvilloheshin bisedimet për paqen, ndërsa autori, bre nda vetes së tij, këtë paqe nuk po e gjente që nuk po e gjente dot, nuk po arrinte ta formulonte gartë dhe përfundimisht idenë nëse “ka lindur tragjedia nga muzika”.
Nga muzika? Muzika dhe tragjedia? Grekët dhe muzika tragjike? Grekët dhe krijimtaria artistike e pesimizmit? Më e goditura, më e mrekullueshmja, ajo që është për t’u zilepsur e lakmuar më shumë se çdo gjë tjetër nga njerëzimi, ajo që e ka grishur më shumë se çdo gjë tjetër drejt jetës racën njerëzore, gjëja më e çmuar që kanë patur grekët? Si? Grekët, që qën drojnë në ballë të njerëzimit, paskan patur nevojë për tragjedi? Për më tepër për tragjedi të ngritur në art? Po c’gjëje i paska shërbyer atëherë arti grek?…
S’është e vështirë të merret me mendje se me se lidhej vënia e një të tillë pikëpyetjeje në atë kohë lufte, lidhej drejtpërdrej: me çështjen e ekzistencës. A është, vallë, pesimizmi ‘domosdo” shënjë rënie, degradimi, mossuksesi të instinkteve të lodhura e të dobësuara, siç ka qenë kjo tek indianët e Amerikës, siç, sipas të gjitha gjasave, është edhe ndër ne, njerëzit e “sotëm” dhe evropianë? Po a ekziston dhe pesimizëm që buron nga forca? Predispozicioni intelektual për egërsi dhe vrazhdësi, për tmerre e ligësi, për fryrje të interesave në ekzistencën njerëzore mos është i ndjellë te këta nga mirëqënia dhe bollëku, nga shëndeti i harlisur, nga plotësia e ekzistencës? Po pse a nuk paska vend vuajtja edhe atëherë kur plotësia është me kapul? Mos nuk është kjo një burrëri për t’i parë me mendjemprehtësi gjërat, për t’i vënë ato në provë përmes lakmisë së të tmerrshmes si armik, një armik dinjitoz, mbi të cilin ia vlen të provohet forca? A nuk është prirje për të mësuar se ç’është frika si e këtillë? Po ç’rëndësi paska, vallë, që grekët e kohës së tyre më të mirë, më të qëndrueshme e më burrërore, i drej tohen mitit tragjik? Po fenomeni i përbindshëm i filli mit të Dionisit, ky si? Po ajo tjetra, që pikërisht ai e lindi tragjedinë? Po dukuria tjetër, e cila më pas e vrau tragjedinë, sokratizmi i moralit, dialektika, kënaqësia dhe ngazëllimi i njeriut tragjik? Kjo si do kuptuar? Mos, vallë, nuk paska qenë pikërisht ky sokratizëm shenjë rënieje, shenjë lodhjeje, shenjë sëmundjeje, shenjë e shpërbërjes anarkike të instinkteve? Kurse “ngazëllimi grek”i helenizmit të vontë s’paska qenë tjetër veçse agu mbrëmësor? Vullneti epikurian, i drejtuar kundër pesimizmit, a nuk ka qenë vetëm pa ralajmërim për ata që vuanin? Po vetë shkenca, kjo shkenca jonë në tërësinë e saj, e parë si simptomë jete? E nga e paska prejardhjen e vet çdo lloj shkence? A nuk do parë prirja për të bërë shkencë si shenjë frike, një prirje për t’iu shmangur pesimizmit? Mos kemi të bëjmë në këtë mes me një prirje për vetëmbrojtje të brishtë nga e vërteta? Po në i pafshim çështjet me syrin e moralit, a nuk ngjan kjo prirje me frikën dhe gënjesh frën? Ndërsa në i pafshim çështjet me syrin e moralit, mos kemi të bëjmë me dinakëri? O Sokrat, Sokrat! Po a nuk konsiston pikërisht këtu e fshehta jote? O ironizues i mistershëm! Ndoshta, pikërisht këtu dhe fshihet sekreti i ironisë sate!
2
Ajo që munda të kap atëherë ishte sa e tmerrshme, aq dhe e rrezikshme, ishte problem me brirë, në mund të shpreheshim kështu. Jo se ishte dem, por, sidoqoftë, ishte problem i ri. Tani atë fort mirë mund ta quajmë problem të vetë shkencës, ishte shkenca e kapur për herë të parë si problem, si diçka që e meritonte të shihej. Në atë libër të parë, unë shpërtheva me tërë guximin djaloshar, por edhe me dyshimin që ka rinia; ishte ky libri im i parë. Sa libër i pamundur doli për shkak të detyrës aspak të volitshme për moshën, që kuturisi të mbante mbi shpatullat e njoma, ai që mori penën ta shkruante! I ngritur mbi ca përjeti me të parakohshme, që s’u ishte tatuar sa dhe si duhet pulsi, të formuluara me zor në fjalë, i ngritur mbi ba zen e artit, sepse problemi i shkencës nuk ka si ngrihet mbi bazën e shkencës, doli një libër, ndoshta, për artistët që zotërojnë aftësi kalimtare analitike dhe shikim retrospektiv të çështjeve (domethënë libër për një kategori të veçantë artistësh, të cilët duhet t’i kërkosh por ja që s’ta ka ënda t’i kërkosh). Eshtë libër i mbushur plotepërplot me koncepte të reja psikologjike dhe sekrete artistike, të shoqëruara edhe nga metafizi ka artistike në plan të dytë, është një vepër e moshës së re, plot me guxim rinor, por dhe me pikëllim rinor, një libër krejt i pavarur, një gjë më vete. Me fjalë të tjera, libri është një frut dhe, edhe në e marrshim këtë nocion në kuptimin e keq të fjalës, është frut që vuan nga gabime dhe pasaktësi rinore, ndonëse problemi i shtruar për zgjidhje nuk duket aspak rinor. Mangësi të i gjejm.ë para së gjithash në“zgjatjeť,” në “stuhinë dhe sulmin” e shpalosjes së mendimit, por duken edhe në suksesin që pati (veçanërisht në ato vende, ku kuturiset e ftohet në dialog një artist aq i madh si Rikard Vagneri). Pra, është libër që e ka përligjur veten, desha të them, i tillë, që, sidoqoftë, i kënaqi “më të mirët e kohës së vet”. Qoftë edhe vetëm për këtë, ky libër duhet parë me kujdes, për shumë anë të tij duhet heshtur, ndonëse në rrethana të caktuara s’kam si të mos e them sa libër i pakëndshëm më është dukur, sa i huaj më duket sot pas plot gjashtëmbëdhjetë vjetësh që kanë kaluar. I shoh edhe tani, i kam para syve ata të moshuar, që janë njëqind herë më të pakënaqur se atëherë, por ama që nuk janë aspak të ftohur ndaj tij, që u gëlojnë në kokë e në shpirt mendimet e shqe tësimet, dhe them se s’më është aspak e huaj çështja, e parashtruar në të ritë me aq kuturisje e ngazëllim, edhe sot ma ka ënda ta shoh shkencën në këndvështrimin e artistit, kurse artin ta shoh në këndvështrimin e jetës.