KREU I
KURRË MOS Bisedoni ME NJERËZ TË PANJOHUR
Në të thyer të një dite tepër të nxehtë pranvere, dy burra ja behën te pellgu i Patrikanës. Njëri syresh ishte rreth të dyzetave veshur me ca petka të përhimta vere, shtatvogël, po i ngjeshur flokërënë, me një kapelë mjaft të bukur në dorë, ndërsa nëfytyrën e tij të rruar me kujdes, spikatnin një palë syze të mëdha tej mase, zbukuruar me kornizë briri… Tjetri ishte një djalosh shpatullgjerë e kuqalash, leshrat e shpupurisur i dilnin nga kasketa kuti-kuti, që e kishte ulur deri rrëzë zverkut, këmishën e kishte kaubojsh, pantallonat të bardha e të zhubrosura, nëkëmbë mbante pantofla të zeza.
I pari ishte Mihail Aleksandroviç Berliozi, redaktor i një reviste të vëllimshme letrare dhe kryetar i njërës prej shoqatave letrare më të mëdha të Moskës, e quajtur shkurtimisht MASSOLIT; bashkudhëtari i tij ishte poeti Ivan Nikolaeviça Ponirev, i njohur, sidomos, me pseudonimin Bezdomni.
Të dy shkrimtarët u ndalën nën hijen e ca blirëve, që sapo kishin nisur të bleronin. Pastaj morën drejt një kiosku, në balline së cilit lexohej: “Birrë dhe lëngje”.
Çudia e parë e asaj mbrëmjeje gjëmëmadhe ishte se, jo vetëm afër kioskut, por në tërë shëtitoren paralele me rrugën “Mallaja Bronaja”, s’pipëtinte frymë njeriu. Me gjithë vapën mbytëse, askush nuk erdhi asaj ore të prehej stolave të shëtitores tejendanë të shkretë. Përmes një mjegulle të thatë, dielli po rrëzohej diku, matanë unazës Sadovskaja.
-Ujë mineral, – kërkoi Berliozi.
-Skemi, – u përgjigi pronarja e kioskut me cehrenë kushedi pse, të një njeriu të fyer.
– Birrë? – pyeti Bezdomni zë ngjirur.
– Në mbrëmje do të bien birrë, – pasoi përgjigjja,
-Po ç’mund të na jepni? – ngulmoi Berliozi,
-Lëng kajsie, po të ngrohtë.
-Na jepni, na jepni, na jepni..
Lëngu i kajsisë ishte me shkumë të bollshme e të verdhë. Sakaq, një si duhmë rrojtoreje u ndie përreth. Sapo shuan etjen shkrimtarët i zuri lemza. Ata paguan dhe u ulën në një stol patrikanës dhe shpinën nga atypari, me fytyrë nga pellgjet e Patrikanës dhe shpinën nga rruga “Bronaja”.
Ndërkohë, ngjau edhe çudia e dytë, që kishte të bënte me Berliozin. Atij i pushoi lemza, zemra i rrahu fort dhe për një çast, se ku u largua papritur, por mandej u kthye sërishmi manjë gjilpërë të topitur kraharorit. Berliozin e pushtoi njëkohësisht, një frikë e pashpjegueshme, dhe ky tmerr qe aq i fortë, sa iu shkrep t’ia mbathe sa më parë nga Patrikana. Vështroi rreth e qark i pikëlluar, pa e kuptuar pse qe trembur fshiu ballin me një shami dorë dhe foli nën zë: “Ç’është kështu? S’më ka bërë kurrë vaki një gjë e tillë… zemra po më bën naze… ndiej këputje… Në djall të giitha. Them të shkoj në Kisllovodsk, që të shpëtoj nga kusuret…
Me të mbaruar këto fjalë, ajri përvëlues u dendësua para tyre edhe nga shtjella e ngjeshur u stis një njeri krejt i tejdukshëm, me një pamje vërtet të habitshme; në kokën e vogël një kaskë të xhokejsh, një setër të shkurtër të tejdukshme, të lehtë kuti-kuti,rreth dy metra të gjatë, supëngushtë, kockë e lëkure dhe me njëfizionomi (nguliten në mendje, ju lutem) krejt shpotitëse.
Jeta e Berliozit kish qenë e tillë, që ai nuk qe mësuar me asiandrallash. U zverdh edhe më shumë, zgurdulloi sytë dhe mërmëriti i hutuar: “S’është e mundur, më bëjnë sytë!”
Po ja që pamja ishte e vërtetë: para tij, pa i zënë këmbët në tokë, vazhdonte të tundej majtas e djathtas ai njeriu i çuditshëm shtatlartë,
Kaq shumë u pushtua nga tmerri Berliozi, sa mbylli sytë. Provoi t’i hapte pas një grime: vegimi qe tretur, xhaketa kuti-kuti qe zhdukur. Edhe gjilpëra i kishte rënë nga krahërori.
Hej, dreq, hej! – thirri redaktori. – E di, Ivan, për pak desh më ra pika tani nga vapa!
Mbi librin
Një nga romanet më të mëdha të shekullit të XX – të. Nuk është botuar gjatë jetës së autorit. Mihail Bulgakov ka vdekur më 1940, i thyer nga realiteti i rëndë sovjetik, ndërsa ky roman monumental së pari u botua në dy numra të revistës moskovite “Bota e Re” më 1966 – 1967.
Rrëfimi për një dashuri, i përfshirë me skena jashtëzakonisht sugjestive të orëve të fundit të Jezuit nga Nazareti para prokuratorit romak të Judesë, Pons Pilatit, por edhe me paraqitjen ekzoterike të zotëri Volandit në Moskën e asaj kohe, shndërrohet në njërën nga historitë më ngacmuese për fatin njerëzor dhe rrugëve të shpëtimit.