Lexojmë: “Nga Kafka te Kafka” nga Maurice Blanchot

“Ajo që Kafka na dhuron, dhuratë që s’arrijmë ta marrim, është një betejë e letërsisë për letërsinë, betejë përfundimi i së cilës nuk mbërrihet dhe që është kaq e ndryshme nga ajo që njohim me këtë emër, ose me emra të tjerë, sa vetë e panjohura nuk arrin të na bëjë të ndjeshëm ndaj saj, sepse, për ne, ajo është sa familjare, aq edhe e huaj njëherazi”

Shkrimi i mynxyrës

KAFKA DHE LETËRSIA

Unë s’jam veçse letërsia, dhe as mundem, as dua të jem tjetër gjë». Te Ditari, në letra, gjatë gjithë jetës së vet, Kafka e ka trajtuar veten si shkrimtar dhe ishte krenar për këtë titull që sot shumica e përbuzin. Shumica e komentuesve e kanë admiruar Kafkën jashtë kushtit të tij për me qenë shkrimtar. Jean Starobinski thotë se Kafka ka ditur t’i japë veprës letrare një kuptim fetar. Te kjo kategori e shenjtërisë, dhe jo tek ajo e letërsisë, duhet të renditet jeta dhe vepra e tij, thotë Max Brod-i. Ai s’ka krijuar veç një vepër, thotë Klossowski, por ka përcjellë edhe një mesazh. Po Kafka: «Gjendja ime është e padurueshme, sepse bie në cekaprekë me dëshirën dhe prirjen time të vetme, letërsinë». – «E gjitha ajo që s’është letërsi, më mërzit». – «E urrej të gjithë atë që nuk lidhet me letërsinë». – «Shansi për të përdorur të gjitha aftësitë dhe mundësitë e mia në një mënyrë të zakonshme është tërësisht në fushën e letërsisë».

Ndonjëherë kemi përshtypjen se Kafka na ofron mundësinë të hedhim një sy mbi atë që është letërsia. Por s’mund të fillojmë duke e gjykuar si të padenjë një kategori, të cilën, ai, jo vetëm nuk e nënvleftësonte, por e çmonte si të vetmen kategori që mund ta shijonte, nëse e mbërrinte. Është e çuditshme që një njeri si ai, për të cilin asgjë nuk ishte e justifikuar, t’i vështronte fjalët me një lloj besimi, të mos ndihej i kërcënuar nga ajo që është bërë e keqja kanosëse për të gjithë ne (për ne, por, të mos harrojmë, edhe për shumicën e shkrimtarëve të kohës së tij). Kafka zgjodhi si mësues Gëten dhe Floberin, por jetoi në kohën e manifestimeve ekspresioniste të avangardës).

Ajo që ai vë në dyshim është zotësia e tij për të shkruar jo mundësia e të shkruarit, ose vlera e artit. Kafka ka kërkuar me të gjitha forcat që të jetë shkrimtar. 

Ishte i dëshpëruar çdo herë që mendonte se pengohej të bëhej i tillë. Është orvatur të vdesë, kur, i zënë me punë në uzinën e babait, ka menduar se për pesëmbëdhjetë ditë nuk do të shkruante dot më. Pjesa më e madhe e Ditari vërtitet rreth luftës së përditshme që duhet të bënte kundër gjërave, kundër të tjerëve dhe kundër vetes për të mbërritur te ky rezultat: të shkruajë disa fjalë te Ditari. Ky obsesion është mbresëlënës, por ne e dimë se e ka pasur edhe të tjerë. Në rastin e Kafkës duket edhe më i natyrshëm, nëse shohim te letërsia mjetin e zgjedhur prej tij për të përmbushur paracaktimin e vet shpirtër dhe fetar. Duke e angazhuar gjithë ekzistencën në art e shihte atë tërësisht të rrezikuar, kur kjo veprimtari duhet të pushonte për shkak të një tjetre: atëherë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, nuk jetonte më.

Po si është e mundur që ekzistenca e njeriut të angazhohet tërësisht në merakun për të vendosur rregull në një numër fjalësh? Kjo s’është dhe aq e qartë. Por le ta pranojmë. Le ta pranojmë që për Kafkën të shkruarit nuk qe thjesht një çështje estetike, që ai kishte parasysh jo krijimin e një vepre të vlefshme letrare, por shpëtimin e vet, përmbushjen e atij mesazhi që ia kërkonte jeta e tij. Komentuesit duan që të ndahen qashtër shqetësimet artistike, të konsideruara si dytësore, nga shqetësimet e brendshme, të vetmet që janë të denja për t’u hulumtuar. «Shqyrtimi estetik, na thonë, s’ka pse ndërhyn këtu». Ashtu qoftë. Po le të kundrojmë atëherë atë çka bën letërsinë, veprimtarinë e çuditshme që ajo ka. Mos vallë teksa synon një libër mediokër (për shembull: bërjen e një libri të shkruar mirë), e ndërgjegishme për pushteti e fjalëve, mëton një mendim të vëmendshëm naa tërësisë, detajeve, vështirësive teknike, kompozicion apo sheston më lart (për shembull, te vetë kuptimi i jetës sonë) dhe atëherë do t’i fshinte nga mendja të gjitha këto kushte, duke realizuar përmes një neglizhence të plotë u të asaj që, ndërkaq, përbën vetë natyrën e saj? Shënojmë që kjo ide e letërsisë, e nënkuptuar si veprimtari e aftë të ushtrohet pa marrë parasysh kuptimin, nuk është një ëndërr e thjeshtë teorike; ajo është e mirënjohur përmes atij që quhet shkrimi automatik; po pikërisht një formë e tillë ishte e huaj për Kafkën. 

Ai shkruan tregime, romane. Te Ditari përshkruan skenat ku ka qenë i pranishëm, njerëzit që ka takuar. E gjykon punën e vet: «Përshkrimi i R nuk m’u duk in arrirë». Shpesh i përshkruan me imtësi objektet. Pse? Mos vallë se, ashtu siç thotë Max Brod-i, të vërtetën, gë është e dukshme, ai e gjen kudo? Apo kjo vjen më shumë ngaqë ushtrohet, bën stërvitje? Dihet që e ka studiuar shumë stilin e ngrirë të Kleist-it, dhe që Gëtja e Floberi e kanë mësuar të vlerësojë një formë të punuar në mënyrë të përsosur. «Ajo që më mungon, i shkruan Pollak-ut, është disiplina… Dua të punoj me zell, për tre muaj rresht. Sot di këtë: arti ka nevojë për zanatin, më shumë se zanati për artin. Natyrisht, nuk mendoj se je i detyruar të lindësh fëmijë, por, përkundrazi, besoj se je i detyruar t’i edukosh ata». Kafka ka kërkuar nga letërsia dhe ka arritur prej saj më tepër se shumë të tjerë. Por në fillim, ka pasur ndershmërinë ta pranojë atë nën të gjitha format, nën të gjitha robëritë: qoftë si zeje, qoftë si art, qoftë si detyrë, qoftë si veprimtari të privilegjuar. Prej çastit që shkruan, mendon ai, s’mund ta bësh atë pa shkruar mirë.

Për dikënd që shkruan për brengat e jetës, apo per brengat morale, do të ishte shumë komode ta shihte veten të çliruar nga të gjitha vlerësimet estetike. Letërsia nuk është një apartament me kate, ku secili mund të zgjidhte një kat, teksa, ai që do të mëtonte të 

banonte mbi çati, s’kishte pse t’i përdorte më shkallët e brendshme. Shkrimtari s’mund t’i japë munxat lojës. Qysh prej çastit kur shkruan, ai është në letërsi dhe është me gjithçkasej: i duhet të jetë një artizan i mirë, por, gjithashtu, edhe estet, kërkues i fjalëve, kërkues i imazheve. Ky është kompromisi. Ky është dhe fatalitat i tij. As rastet e holokaustit letrar s’ndryshojnë gjë në këtë situatë. Të merresh me letërsi me qëllimin e vetëm për t’u flijuar? Kjo nënkupton që flijimi ekziston. Pra në fillim, duhet besuar te letërsia, duhet besuar te prirja letrare, ta bësh këtë prirje të ekzistojë për pasojë, të jesh shkrimtar dhe të jesh gjer në fund. Abrahami ka dashur ta flijojë djalin e vet. Po nëse nuk ishte i sigurt se kishte një djalë, po sikur ai që i dukej si djalë të mos ishte veçse një dash? Dhe, pastaj, heshtja nuk mjafton për ta bërë akcilin shkrimtar më shumë se një shkrimtar, dhe. kush dëshiron të braktisë artin për t’u bërë Rimbaud, në heshtje mbetet një i paaftë. Po ashtu nuk mund të thuash që Kafka e flaku veprën, sepse e gjykoi moralisht të kege, jobesnike ndaj mesazhit që kishte për të dhënë, apo ngaqë, në heshtje, e gjykonte si inferiore. Ndoshta donte ta shkatërronte, thjesht sepse e çmonte të papërkryer nga ana letrare. Si mund ta bëjmë dallimin midis kumtuesit që thotë “mos e vini në hesap kumtin tim”, dhe artistit që deklaron “vepra ime është e mangët, le të shkatërrohet?”. Në një kuptim, vetëm artisti ka të drejtë të marrë një vendim të tillë. Kumtuesi nuk është ustai i fjalëve të veta; edhe kur janë të këqija, ato janë jashtë kontrollit të tij, sepse ndoshta pikërisht aty qëndron edhe kuptimi i tyre: të jenë të këqija. Gjithçka mund të kapet është se dëshira për ta shkatërruar mund të jetë e përfshirë te vetë mesazhi: dëshira sekrete e ligjërimit është të humbasë, po kjo dëshirë është e kotë dhe ligjërimi s’humbet kurrë. Ajo çka është e çuditshme, nuk është vetëm që kaq e kaq shkrimtarë mendojnë se ekzistenca e tyre lidhet me aktin e të shkruarit, por, që, duke u angazhuar në të, shkruajnë vepra të cilat janë kryevepra nga pikëpamja estetike, pikëpamje nga e cila mbledhin buzët. Apo më mirë, ata që mëtojnë t’i japin veprimtarisë së tyre një kuptim themelor, atë të një kërkimi që do të përfshinte tërësinë e kushtit tonë, kanë sukses veç kur arrijnë ta zhvillojnë mirë këtë veprimtari duke e katandisur te një kuptim sipërfaqësor (të cilin s’e pranojnë): krijimin e një vepre të bërë mirë; po ky krijim, së paku përkohësisht. i shtrëngon të veçohen nga ekzistenca, të tërhiqen prei saj, të mos jenë të interesuar për të. Këtu ka një konflikt që e njohim mirë. «Shkruaj me gjak, thotë Zarathustra. dhe do të mësosh që gjaku është shpirt». Por do të ishte më e mirë e kundërta: shkruaj me shpirt dhe beso se e ke shkruar me gjak. Vetë Kafka: «Nuk do të rresht së Jodhuri, do të kridhem plotësisht në tregimin tim, edhe nëse do ta copëtoj fytyrën». Sigurisht, imazhi është dramatik: shkrimtari që shkridhet nga puna e vet me fytyrën e peleqisur nga të prerat, por, megjithatë, ky s’është veçse një imazh. Kaligula i Kamysë u pret kokën njerëzve që s’kanë të njëjtat emocione artistike me të. S’ka Kaligulë për shkrimtarin. Gjendja e tij dërrmuese (për disa, poshtëruese) vjen pjesërisht nga suksesi: ai sheston të rrezikojë përmes veprës, por rreziku pas të cilit vrapon, ndoshta s’është fare rrezik; larg së qenurit in dorëzuar, ai tërhiqet me një vepër të admirueshme, e cila la zgjeron përmasat e ekzistencës. Prej këtej vjen edhe alibia e kaq e kaq fjalëve të përgjakshme, sepse aty nuk ka gjak. Prej këtej vjen, gjithashtu, edhe fjala përbuzëse për ata “me penë në dorë”.

Mund ta imagjinoimë Racine-in duke shkruar, nën detyrimin e një «të vërtete» që duhej kërkuar. Madje mund të hamendësojmë se joshet në këtë kërkim nga një lloj asketizmi, nga një lloj veleritjeje për vargjet e harmonishme, nga një lloj refuzimi për të përkryerën…. 

Almanart