Lexojmë: “Një varrim për çdo regjim” nga Klejd Këlliçi

HYRJE

PERSE JANË TË RËNDËSISHËM TRUPAT E VDEKUR

Gjatë një emisioni televiziv në vitin 2009, Ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferri deklaroi se qeveria po negocionte kthimin e eshtrave të Ismail Qemalit. Pas stepjes së të pranishmëve, ministrit iu vu në dukje se eshtrat kishin kohë që preheshin në një varr monumental në qendër të Vlorës,[1] jo larg monumentit të Pavarësisë. Gjithsesi gafa u bë në kuadrin e një diskutimi më të gjerë, atij të negocimit për ri-atdhesimin, të trupave të Ahmet Zogut apo Nënë Terezës[2]. Trupi i vdekur apo në gjendjen e tij eshtërore nuk është thjeshtë mbetje biologjike, por përbën një objekt në të cilin sintetizohet një pjesë e mirë e aparatit kulturor, e praktikës dhe traditës së grupeve të ndryshme shoqërore. Trupi i vdekur[3] dhe eshtrat mund të përdoren politikisht, ose më saktë gjithmonë kanë potencialin të bartin një kuptim më te gjerë, në varësi të ndjeshmërive shoqërore, traumave apo akteve me natyrë kolektive.

Natyrisht jo të gjithë llojet e trupave bartin mund apo t’i nështrohen një përdorimi apo instrumentalizimi politik. Vdekja e dhunshme apo masakrat kanë qenë gjithmonë pjesë e repertorit të luftës, por spastrimet etnike, vandalizimet evarrezave, eshtrave e trupave, marrin kuptimin siddomos në modernitet, me formimin e shtetit. Kalimi në modernitet shenjon përkujtimin e individualizuar të eshtrave e trupave, nxjerr në pah figurën e kultin e Ushtarit të Panjohur[4], ushtarëve në përgjithësi e më pas heronjve e burrave të shter Repertori i trupave vijon me popullsinë, të masakruarit si pasojë e genocidit apo dëbimeve e spastrimit etnik dhe përdhunimeve.[5] Me dhënien e një kuptimi forme apo programi politik, operacioneve si ai Holokaustit, spastrimeve etnike në Kosovë, masakrave në Bosnjë, viktimat marrin status të veçantë. Trupi i vdekur[6] kthehet në një instrument politik mbi të cilin themelohet kujtesa, identteu identiteti e praktika e përditshmërisë së të gjallëve.

Historia e shtet-formimit në Shqipëri, kalimet nga një regjim në tjetrin, apo dukuritë e tranzicionit, janë shoqëruar nga akte me karakter simbolik të ushtruara mbi trupin e njeriut të gjallë. Këto përfshijnë shtrëngimin, përfundimin të jetës, apo manipulimin e trupit të vdekur apo në formën e tij skeletale. Në vitin 1919, italianët që asokohe kontrollonin Vlorën, u kujdesën të sillnin trupin e Ismail Qemalit në qytet, si një mënyrë për t’i dhënë kuptim pozitës së tyre politike. Trupat, sidomos ato të vdekur, kanë një rëndësi të madhe dhe bartin mbi vete një simbolikë që paradoksalisht tejkalon rëndësinë e trupit të gjallë. Ato janë të aftë të performojnë vazhdimisht,’ pasi të gjallët akoma presin nga te vdekurit duke qenë se ruajtja, zhdukja, kërkimi i trupit të vdekur është një prej anktheve më të mëdha të të gjallëve. Trupi dhe ne gjendjen e tij skeletale shërben për të ruajtur kuptimin politik.

Një komunitet ruan gjithmonë një ʻrezervë trupash të vdekur për ť’i përdorur në periudha të mëvonshme, si rrjedhojë, vdekja dhe mbarimi i jetës i ruajnë trupit një element jete’. Eshtrat shpesh manipulohen kontekste të ndryshme e shërbejnë për të rishkruar historinë, rikuperuar memorien apo për të risjellë në vëmendje të publikut ngjarje ose episode të rëndësishme që duhet medoemos të jenë pjesë e një narrative të bashkëndarë kolektive[7]. Mjafton të kujtojmë se një prej kushteve themelore për vendosjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës mbetet pikërisht gjetja e të zhdukurve gjatë luftës. Paqartësia e fatit të zhdukurve lidhet me gjetjen eshtrave pasi gjetja e tyre do ta plotësonte përmasën e krimit duke theksuar akoma më shumë të vërtetën e madhe të konfliktit në ish-Jugosllavi, spastrimin etnik. [8]

Revolucioni i qershorit 1924, u shenjua më tepër nga ceremonia e varrimit të Avni Rustemit se sa nga vrasja e tij. Vendprehja e heroit u kurorëzua si një mauzole, dhe zemra e tij u ruajt në formalinë[9]. Në vitet 1930 ethet e varrim-zhvarrimeve prekën dhe regjimin, tashmë të konsoliduar, të Zogut. Transferimi dhe rivarrimi i eshtrave të Naim Frashërit dhe Ismail Qemalit, shënuan simbolikisht jo thjesht legjitimitetin e regjimit por edhe stabilitetin e tij, i cili nënvizohet përmes aftësisë së rikuperimit të trupave në kontekstin e binomit shtet-kombformim. Trupat e vdekur janë mbetje materiale e megjithatë ato nuk ndahen dot nga nocione si kombi, shoqëria civile e kultura dhe shërbeinë si elementë të rëndësishëm kntke identitarë, simbolikë e shoqërorë[10]


[1] Alushi, Ergys, “Ceremonia e varrimit të Ismail Qemalit në Vlorë – 12 shkurt 1919”, Telegraf, 14 janar, 2019

[2] Redaksia, “Gafa e Xhaferrit, analistët reagojnë”, topchannel.tv, 29 tetor 2009,

[3] Azizi, 9:2017

[4] Mosse, 1991; Koselleck, 2002.

[5] Mbi politikat e përdhunimeve masive, shih Doja, 2019.

[6]

[7] Verdery, 3:1999

[8] Redaksia, “Kurti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa u gjetur personat e zhdukur gjatë luftës”. Reporter.al, 10 dhjetor 2021.

[9] Redaksia, “INTERVISTA, Flet për Telegraf, studiuesi, Agim Hametaj: Zemra e balsamosur e Avni Rustemit qëndroi 40 vjet nëpër farmacitë e Vlorës”, Telegraf, 19 shtator 2012.

[10] Verdery, 27:2000.

Për ta blerë librin në formatin elektronik mund ta aksesoni në këtë link:

Almanart