Parathënie
Gaspër Pali lindi ne qytetin e Shkodrës në vitin 1916, qytet në të cilin mori formimin fillestar, e nësa ma bazikun e muer ne Firenze. Ai mbahet si nji ndër poetët që xên nji vend të caktuem në letërsinë shqipe: disi i skajtë (i mënjanuem), për shkak edhe të prodhimtarisë së tij letrare jo fort sasiore.
Gaspri asht nji autor, mbi të cilin ka punë monografike, artikuj të ndryshëm apo trajtesa mbi krijimtarinë e tij – punë që shumë pak na kane prû nga drita e vargut të tij. Si brez, i takon atij brezi që u shkollue e u vadit ne fushën e letrave jashtë vendit, por pati fatin e tillë për me u nda nga jeta e letërsia në nji moshë krejt të re. Bash atëherë kur niset m’u krijue edhe maza e duhun artistike e nji poeti, e kur palca fillon me marrë trajtën e vet gjegjëse. Pra, giithçka pushon për shkak të nji sëmundje’, mjaft të perhapun në atë kohë: tuberkulozit, tue e lanë kështu, siç thoshte prof. Kolë Ashta, poezinë e tij “in-compiuta”.
Gaspri, me fatin e tij jetesor, ban pjesë në rrethin e poetëve tuberkularë si Kristjan Jaak Peterson, Josip Murn (pseud. Aleksandrov), Saima Harmaja, Dragotin Kette, John Keats, Maksim Brahdanovic, Nikolay Dobrolyubov, Kostas Krystallis, Takuboku Ishikawa, Millosh Gjergi Nikolla (akt. Migjeni), Jonas Bilinas, Georg Philipp Friedrich Freiherr von Hardenberg (pseud. Novalis), Stephen Crane etc., tê shuem mes moshës 21-28. Natyrisht prej kësaj sëmundje janë shue edhe autorë të tjerë në mosha të ndryshme.
Prej G. Palit na kanë mbetë do poezi, – fare pak, – ku në botimin e hershëm (Hyjt mbi greminë: 1959) janë lanë jashtë disa, por gjithsesi të rehabilitueme mbrapa në botimin tjetër (Bisedi me vetedin: 2000). Këtu asht vendi me përmendë, se para se këto dy botime me dalë në dritë, mbështete në AQSH, rezulton se janë dy versione, drafte përmbledhjesh të poezive të Gaspër Palit, krye nga Dhimitet S. Shuteriqi. Draft i parë del simbas këtij registrimi: “Gaspër Pali, Bisedë me vedvedin: vjersha të botueme e të pabotueme. Kopjue prej Dhimitër Shuteriqit prej nji fletoreje që ruente Qemal Draçini. AQSH, Fondi 831, Viti: 1935-1946, Dosja: 1, sasia e fleteve: 28”. Në faqen 24, ku asht dhe pasqyra e landës, shkruhet me stilolaps: “Renditur e daktilografuar nga Dhimiter S. Shuteriqi, nënshkrimi dhe Vjeshi, 1946 Tiranë. Tash motivet se si ka mberrite fletorja/ et e GP që ruente (prej këtu mund të kuptohet termi pronë) Q. Draçini, në duert e Shuteriqit, nuk asht edhe krejt e pamundshme me u hamendsue për realitetin politik të asaj kohe, kur konfiskimi i pronësisë materiale e intelektuale ishte praktike e zakonshme, dhe ishte në kundërshti me çdo pikëpamje ligjore.
Dihet se poezitë e pabotueme të Gasprit, mbas vdekjes së tij, janë botue nga revista “Fryma”, “në të cilën Draçini ishte pjesë e redaksisë dhe drejtor i saj Av. Myzafer Pipa. Ndërkohe, F.Ndocaj, autor që ka botue në revistën e masipërme, si edhe pjesë e brezit dhe e shoqnisë që u formue në Firenze, shkruen” GP] para se të vdiste me la si kujtim radhorin e poezive tẽ tija mà të mira, që ai i quente më të arrira”! Shuteriqi, në draftin e dyre siglon se “kjo përmbledhje u ba me ndihmën e Filip Ndocajt, 1946 apo 47 me qëllim botimin e poezive”. Ky draft ka këtë regjistrim arkivor: “Gaspër Pali, Bisedë me vedvedin. AQSH, Fondi: 826, Viti: 1916-1942, Dosja: 106, sasia e fletëve: 22”. Vite 1946-7, përkoj ë me kohën e burgosjes së Draçinit dhe me vdekjen e tij në burg, në rethana ende të pakthjellueme mirë: vrasje apo vetëvrasje.