Lexojmë: “Rënia e qytetit” nga Artan Fuga

Dy fjalë në vend të hyrjes

Përse: «Rënia e qytetit»?

Sepse ky botim i përmbahet idesë se qyteti i madh i sotëm, ashtu sikurse quhet ndryshe, metropoli, është në udhëkryq dhe dilema të mprehta.

Nuk është ndonjë çudi, as ndonjë sakrilegj i jashtëzakonshëm të mendosh se qyteti në format e tij të sotme ka mundësi të shprehë forma rënieje, dekadence, stanjacioni.

Qyteti ka rënë disa herë përgjatë historisë. Ka braktisur format e veta të dikurshme duke marrë role dhe funksione të reja. Ra qyteti i lashtë që ishte qytet shtet. Pastaj ra edhe qyteti i rrethuar me mure mbrojtëse. Ky i fundit, pasi luajti një rol të madh në histori si vend fortifikimesh për të mbrojtur popullsinë nga sulmet e jashtme, humbi funksionet para forcës së artilerisë. Metropoli, përveçse qendër administrative. ishte edhe pika nevralgjike ku bashkoheshin edhe vështrimet, dhe të mirat materiale e financiare të ardhura nga kolonitë. Treni e gjallëronte qytetin, sepse të gjitha rrugët e hekurta të çonin atje. Por, çkolonializimi bëri që energjitë e metropoleve perëndimore të shteronin nga burimet e dikurshme. Kurse humbja e funksioneve të trenit përpara atyre të avionit dhe automobilit bëri që hapësira urbane të mos jetë më nyja e vetme e transporteve. Qytetin në periudhën e industrializimit të shekullit të 19-të e rigjallëroi uzina. Ishte një qytet punëtor. Por, çfarë mbeti nga qyteti prodhues në kushtet kur ndodhi cindustrializimi? Një popullsi e dendur, dyndur lagjet e qytetit, por që gjithmonë e më pak prodhon

As kazermë, as shtet, as qendër fortifikimesh as stacion hekurudhor, as metropol kolonish as qendër industriale, të gjitha forma urbane të rëna non historia, Çfarë është sot qyteti në përgjithësi dhe qyteti shqiptar veçanërisht?

A mund të mbijetojë ai si vend shërbimesh në kushtet e komunikimit në web? Nga njëra anë frvhet papushim e zgjeron hapësirat e veta të betonizuara, dhe nga ana tjetër ha hapësirat rreth e rrotull duke i kthyer nga tokë bujqësore në terrene ndërtimi. Njeriu urban u largohet burimeve natyrore dhe punës për t’i shfrytēzuar ato.

Ky botim është një përmbledhje analizash dhe arsyetimesh kritike rreth qytetit dhe qytetërimit të sotëm urban. Ato janë shkruar në kohë të ndryshme, në vazhdimësi, duke qëndruar ngushtësisht pranë zhvillimeve bashkëkohore. Secila prej pjesëve qëndron edhe veçmas, në autonominë e saj, por edhe përbën një “gur mozaiku” në tërësinë e tekstit.

Shpresoj se lexuesi do të gjejë atje një ide të gartë që kërkon shkaget e problemeve të sotme shumë të mprehta urbane dhe që për pasojë shqyrton shiigje për të gjetur një rrugëdalje nga ato.

Nuk mbetet veçse t’i uroj lexim të këndshëm dhe të dobishëm.

Autori

Pjesa e parë

QYTETI NË SHPËRPJESTIMET E TERRITORIT

Mbipopullimi urban

Dihet se dy janë “thesaret” më të medha të një shoqërie mbi bazën e të cilave krijohen të gjitha të tjerat: së pari, demografia dhe, së dyti, hapësirat ku gjenden e shtrihen pasuritë që ajo mund të shfrytëzojë ose të krijojë nga e para. Në këto kohë të vështira ekonomike për të gjithë botën kuptohet se administrimi i demografisë dhe i hapësirave bëhet edhe më i ndjeshëm dhe merr një përmbajtje strategjike. Në fakt, kemi të bëjmë me dy të dhëna që bashkëveprojnë ngushtë me njëra-tjetrën.

Një hapësirë e caktuar kur popullohet së tepërmi, nis edhe zvogëlohet në një farë kuptimi.

Përgjatë këtyre viteve të tranzicionit kemi përjetuar edhe një raport tjetër të njeriut apo të grupeve shoqërore me hapësirën.

Qindra mijë njerëz apo edhe familje zbritën nga zonat me lartësi më të madhe drejt ultësirave U populluan në mënyrë intensive dhe fillimisht kaotike periferitë e qyteteve të mëdha, në radhë të parë ato të Tiranës. Po kështu, një pjesë e madhe e shqiptarëve i hynë aventurës së emigracionit duke zbuluar territore dhe hapësira të banuara nga kombe e kultura të tjera.

Hapësira në këtë mënyrë u bë më e gjerë sepse edhe liria për të udhëtuar jashtë vendit u bë një realitet. Duke folur në një mënyrë më të gjerë, ka vend të pranohet që me gjithë vështirësitë shqiptarët e Ballkanit arritën të kenë një kontroll institucional dhe administrativ më të thekur mbi territoret dhe hapësirat ku ata jetojnë. Po kështu u krijua aio quhet hapësirë private, bile edhe intime, të cilat në periudhën parademokratike nuk kishin status të njohur realisht, sepse kontrolli i shoqërisë dhe ai policor nuk kishte asnjë pengesë për të hyrë e vepruar në to. Eshtë fjala për pronën private, sidomos në hapësirat e tokës përreth shtëpive të familjeve fshatare, si edhe për sipërfaqet e banimit të të gjitha familjeve.

Gjithsesi veçohen dy procese specifike me rëndësi të veçantë që karakterizojnë këtë periudhë, sikurse janë nga njëra anë rrugët e ribëra, të hapura sërish apo të mirëmbajtura e të kthyera në norma më të avancuara dhe dendësia e popullsisë në zonat kryesore urbane. Janë dy procese që kanë edhe lidhje midis tyre, por edhe shfagen si kontradiktore në pasojat mbi ekonominë kombëtare dhe gjithe shoqërinë.

Rrugët ku është investuar shumë, lejojnë një qarkullim më të mirë, të shpejtë e të dendur të qytetarit dhe të mallrave në territorin e vendit dne përtej tij. Nga kjo pikëpamje, ndonëse sipërfaqja e hapësirave që ndodhen brenda territorit Republikës sonë nuk ka ndryshuar, përsëri, realisht, ajo është bërë më e gjerë, sepse njeriu ka mundësitë për të qarkulluar më shumë, mbulon më shumë sipërfaqe nëpërmjet lëvizjeve që bën.

Ndërkaq duhet thënë se dendësia e popullsisë në hapësirat urbane, sidomos në Tiranë, ka bërë gë ndërsa hapësira makrosociale njeh rritje dhe zgjerim, hapësira mikrosociale, ajo që rrethon njeriun në jetën e tij të përditshme urbane, është ngushtuar, tkurrur, bërë pra një territor gjithnjë e më i ngushtë, pra që jep më pak mundësi për punë, bën të mirat materiale të ndahen në më shumë duar e frymë, dhe sidomos shkakton stres, sepse në lëvizjet e tyre njerëzit “fërkohen” më shumë, prodhojnë më shumë ndotje, më shumë zhurma, i bllokojnë pamjen njeri-tjetrit, krijojnë masa njerëzore pa njohje dhe pa lidhje mes tyre.

Ndërkohë, nga pikëpamja hapësinore, shqiptari jeton zonën urbane më lart se më parë, pra në lartësi më të konsiderueshme sesa më parë, e mbi të gjitha në një masë të madhe nuk banon në një rrafsh me tokën, me lulet, me bimët, me pemët, por i shkëputur prej tyre, mbi beton dhe me dritë artificiale.

***

Hapësira për ne është jetike. Për çdo kohë dhe çdo vend hapësira është jetike, në fakt. Sikurse shkruante në fund të shekullit të 19-të një gjeograf i shquar gjerman, hapësira është si toka që i duhet një peme për t’u rritur.

Almanart