Lexojmë: “Rënia e së ardhmes” nga Vincent W.J.van Gerven Oei

Marrë nga “Kur e vetmja administratë e mbetur është arti”

…Mua më duket se politika shqiptare tashmë ka mësuar më shumë se c’i duhet nga arti – domethënë nga një formë shumë specifike arti: artit që në frymën e Bienales së fundit Mediterranea 18, pretendon haptazi se është apolitik, se është shfaqje e pafajshme e lirshmërisë dhe ngjyrës, teksa në të njëjtën kohë luan rolin e avangardës. Jo të avangardës së “demokracisë”, por të evakuimit tërësor të vlerave demokratike nga sfera publike. Si e tha Rama në videon e paradokohshme promovuese për Bienalen e Veneciar: “Edhe në politikë unë po përpiqem të pikturoj mbi një kanavacë. Vizualizoj se si e dua të jetë vendi ynë, si të përjetohet, si e dua të ndryshojë.” Si e do Rama, jo ata që e votojnë.

Jemi ende duke pritur çastin kur shtypi ndërkombëtar i artit do ta zhvendosë vëmendjen nga letra e murit dhe skicat e Ramës te vetë “telajoja politike” që ky njeri ka pikturuar në Shqipëri, ku shfaqen peizazhe me plantacione hashashi, thesare arkeologjike të mbuluara me beton, pasuri natyrore të shfrytëzuara nga oligarkë për përfitime marramendëse, dhe portreti tronditës i një sistemi politik që po degradon…”

Almanart