Search
Close this search box.

Lexojmë “Republika e Platonit” nga Alain Badiou

…-Ndoshta ti do të dije të na e skicoje për një sekondë tipin njerëzor që i përkon regjimit timokratik? – gjegjet Sokrati.
-E thjeshtë fare! Krenar pa cak, ambicioz dhe shijues pa kufi, i ngjan një vëllai të vëllait tim Glauk, këtij këtu…
-Nuk mund të them se e ke gabim, – thotë Sokrati i buzëqeshur.
-Por ka megjithatë ca dallime mes njeriut timokrat dhe vëllait tënd. Do të doja shumë t’i dija, – ia kthen aty për aty një Amantë disi dyshuese.
-Timokrati është goxha më arrogant dhe shumë më pak i kultivuar se miku ynë, edhe pse do të ishte e tepruar ta quanim të pakultivuar, siç pretendonin athinasit për spartanët. Timokrati mund ta pëlqejë bashkëbisedimin, por retorika e tij është nga më të dobëtat. Është i egër kundrejt atyre që i trajton si më të ulët se veten, në vend që të përbuzë historitë e rangut shoqëror, ashtu siç do të duhej të bënin njerëzit e edukuar për së mbari. Përkundrazi, ka prirjen me u zbyth para ajkës së shoqërisë së vendit të tij, sidomos para njerëzve të famshëm të aparatit shtetëror. Sepse i do pushtetin. Megjithatë, ambicia e tij nuk talentin e oratorit apo mbi lartësinë e tij intelektuale, sepse ajo çka rëndësi për të janë vetëm arritjet e luftës dhe në përgjithësi gjithë ç’ka lidhje me luftën. Ndaj është dhe pa dyshim një sportist i regjur dhe gjuetar i egër.
-Ju nuk na e përshkruat raportin e tij jme paratë. Është gjithsesi ¡ rëndësishëm për ne që e mbrojmë barazinë, qoftë dhe me çmimin e ndonjë asketizmi.
-Kur është i ri, timokrati më së shpeshti e përbuz pasurinë. Por, tek plaket, e dëshiron gjithnjë e më shumë, dhe këtë për dy arsye: më së pari, e kemi folur tashmë, është pjesëmarrja e tij e natyrshme sekrete në një tip njerëzor shumë të përhapur: Koprraci; pastaj, sepse tensioni i tij nervor ka eklipset e vet nga mungesa e Mësuesit suprem në jetën e tij.
-Cilit mësues? – pyet pjesa e panginjur histerike e Amantës.
-Arsyeja, qëkurse plotësohet nga kultura shkencore, artistike, letrare, historike, ose madje dhe thjesht ekzistenciale. Vetëm ajo i mban të shëndetshëm virtytet e Subjektit të cilit i ofrohet plotëria e një jete.
-Mësues goxha pavetor! – thotë me keqardhje Amanta.
-Ama, këtë timokratin e ri, këtë imazh të politikës emrin e së cilës ai e mbart mbi supe, tipo i sheh qartë, tamam si t’i kishe para vetes, apo jo?
-Po, po… Madje po pyes veten se si qenka fabrikuar i tillë. Ah! Le të imagjinojmë… Pa prit pak… Është ndoshta i biri i një njeriu të mirë e trim që jeton në një vend të nënshtruar ndaj një politike të keqe. Babai u ikën ndereve, posteve të pushtetit, proceseve dhe tërë tollovive të biznesit. Parapëlqen anonimatin më shumë se ngritjen shoqërore. Për të është mirë me qenë sa më pak vip. Proverbi i tij i dashur është: “Për me jetu i lumtur, jeto në kuvlinë tënde.”

Shqipëroi: Elvis Hoxha
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2018
Fq. 522

Almanart