…Cdo epokë ka sëmundjet e veta shoqëruese. Kështu për shembull, dikur ka ekzistuar një epokë bakteriale, e cila përfundoi me zbulimin e antibiotikëve. Pavarësisht frikës së dukshme nga pandemia e gripit, sot ne nuk po jetojmë në një epokë vrale. Falë teknologjisë imunologjike, ajo tashmë është lënë pas. Nga pikëpamja patologjike, fillimi i shekullit të 21-të nuk përcaktohet as nga bakteret dhe as nga viruset, por nga neruronet. Sëmundjet nervore si depresioni, crregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD), crregullimi i personalitetit kufitar (borderline) (BPS) ose sindroma e djegies (burnout) (BS) përcaktojnë peizazhin patologjik të fillim shekullit të 21-të. Nuk janë infeksione, por infarkte që nuk shkaktohen nga negativiteti i asaj që është imunologjikisht e huaj, por nga një tepricë pozitiviteti. Prandaj, ato i shmangen cdo teknike imunologjike që synon të luftojë atë që është e huaj.
…
Shoqëria e sotme nuk është më shoqëria disiplinore e Foucalt-së, ajo e spitaleve, cmendinave, burgjeve, kazermave dhe fabrikave. Vendin e saj ka kohë që e ka zënë një shoqëri krejtësisht tjetër, një shoqëri e palestrave të fitnesit, e zyrave, bankave, aeroporteve, qendrave tregtare dhe laboratorëve të gjeneve. Shoqëria e shekullit të 21-të nuk është më një shoqëri disiplinore, por një shoqëri e performancës. Banorët e saj nuk janë më “subjekt i bindjes”, por më tepër subjekt i arritjeve. Ata janë sipërmarrës te vetvetes. Muret e institucioneve disiplinore që ndajnë hapësirat e normales nga ato të anomalive ngjajnë tashmë arkaike. Analiza e Foucalt-së për pushtetin nuk mund të përshkruajë ndryshimet psikologjike dhe topologjike që kanë ndodhur me shndërrimin nga një shoqëri disiplinore në një shoqëri të performancës. Madje dhe termi i përdorur shpesh “shoqëria e kontrollit” nuk i përgjigjet këtij shndërrimi. Në të ka ende shumë negativitet…
Për ta porositur librin në formatin elektronik mund ta aksesoni në këtë link: