Lexojmë: “Shtëpi të reja, zakone të vjetra” nga “Krokodili” Fjodor Dostojevski, përkthyer në burgun e Burrelit nga Nazim Saiti

Sidoqë eshtë shtëpiat nuk janë të reja, sidomos shkallët. Disa herë e kemi thanë nëpërmjet gazetës sonë se shkallët e ndërtesës së tregtarit Llukjanov – shkallë të jashtme prej druri – janë kalbë e shkallmue dhe paraqesin rrezikshmëni për të shoqen e ushtarit Afinja Skupidarovnën, që shërben aty dhe disa herë në ditë asht e shtërngueme të ecë nëpër to e ngarkueme me dru zjarri apo kova me ujë. Ma në fund, parashikimet tona dolën të themelta: mbramë në orën tetë e gjysmë Afilmja Skupidarovna u rrëzue tek po mbante një kusi në dorë, dhe theu këmbën. Nuk e dimë nëse do t’i rregulloje tani shkallët Llukanovi; rusi nuk para e vret fort mendjen për gjana të tilla, por ama viktima e tij hëpërhë gjindet e shtrueme në spital. Po kështu mund të vemë në dukje se portierët që pastrojnë trotuarin e drunjtë të Vikorskajasm nuk duhet t’u mëshojnë fort rrameceve të tyne e t’ua hedhin kalimtarëve plehnat nëpër kambë, por t’i mbledhin në një vend të caktuem, ashtu sic veprojnë në Evropë që, gjatë pastrimit të këpucëve…etj…etj.

-C’asht kjo – thashë tue e pa me njëfarë habie Profor Savvicin – c’asht kjo kështu?

– Më falni, po këtu, në vend që t’i qajnë hallin Ivan Matveicit, derdhin lotë për krokodilin,

– E mandej? Madje edhe përbindshit, sisorit, ia qajnë hallin. E pse nuk qenkemi pra Europë? Edhe atje ua qajnë hallin krokodilëve të shkretë. Hi-hi-hi!

Si shqiptoi këto fjalë, tuafi Prohor Savvic u kredh ndër shkresa dhe nuk nxori as dhe një fjalë.

Vollosin e Listokun i futa në xhep dje, si grumbullova sa munda disa numra të kaluem të Izvestia dhe Volos, me të cilat kisha ndërmend të argëtoja në darkë Ivan Matveicin, u vodha nga zyrat, dola jashtë dhe u nisa për në Galeri para kohe, me qëllim që të shikoja c’bahej atje. Doja të dija mendimet e opinionet e ndryshme që shfaqeshin përsa kishte ndodhë. Parandjeva se atje do të gjindesha midis një zallahie të tanë, kështuqë, për cdo të papritun, ngrita jakën e mbulova disi fytyrën; Zoti e di përse, po mue sikur po më vinte turp – shenjë kjo ma se e qartë që tregon sa pak të mësuem jemi ne me reklamën. Por në të njëjtën kohë e ndiej se nuk kam të drejt të shtroj e paraqes para jush ndjesitë e mia prozaike që lindjen gjatë asaj shfaqjeje sa të mrekullueshme, aq dhe origjinale.

Burrel 05.09.1978

Almanart