Lexojmë: ”Si të udhëtosh me një salmon” nga Umberto Eco

Si të sillesh si indian

Meqenëse e ardhmja e kulturës së kombit indian është shenjuar tashmë, e vetmja mundësi për djaloshin indian që dëshiron të ngrihet në rang social, është të shfaqet në një film western. Udhëzimet thelbësore të mëposhtme do t’i japin mundësi të riut indian, gjatë aktiviteteve të veta të luftës e të paqes, të kualifikohet si “indian filmi”, duke zgjidhur në këtë mënyrë problemin e mungesës endemike të punësimit të kategorisë së vet.

Para sulmit

1. Kurrë mos sulmo menjëherë: përpiqu të zbulohesh që nga larg, shumë ditë më parë, duke prodhuar sinjale të dukshme tymi. Kështu do t’i japësh kohë karrocës së postës ose postrojës të lajmërojë Kavalerinë e Shtatë.

2. Mundësisht dallohu, në grupe të vogla, në malet përreth. Vendosi rojat mbi maja shumë të izoluara.

3. Ler shenja shumë të qarta ndërsa kalon; gjurmë kuajsh, zjarre të shuara fushimi, pipa e hajmali, që lejojnë identifikimin e tribusë.

Sulmi ndaj karrocës së postës

4. Kur ta sulmosh karrocën e postës, ndiqe gjithmonë nga larg, ose të paktën shkoi përbri, në mënyrë që të goditesh lehtë.

5. Mbaji në fre mustangët, fort më 3 të shpejtë se kuajt e karrocës. Kështu, nuk do ta parakalosh k karrocën. 6. Rreku ta bllokosh karrocën i vetëm, duke u hedhur mes takëmeve të kuajve, në mënyrë që të mund të goditesh nga karrocieri dhe të mbetesh i shkelur nga karroja.

7. Mos ia prit rrugën karrocës, nëse je me të tjerë: të ndalonte menjëherë.

Sulmi ndaj një ferme të veçuar ose një vendqëndrimi qerresh.

8. Kurrë mos sulmo natën, kur kolonët nuk e presin. Respekto parimin sipas të cilit indiani sulmon vetëm ditën.

9. Ngulmo që britma e kojotës të dëgjohet mirë. Kështu do ta zbulosh pozicionin tënd.

10. Nëse një i bardhë lëshon një britmë kojote, ngrije menjëherë kokën për t’ia ofruar atij si shënjestër të lehtë.

11. Sulmo me të tjerët në rreth, por pa e ngushtuar kurrë, në mënyrë që të goditeni një e nga një.

12. Kurrë mos i angazho të gjithë njerëzit për një sulm rrethor, zëvendësoi dalëngadalë, ndërsa goditen.

13. Meqë të mungojnë yzengjitë, bëj si të bësh që të ngatërrosh këmbët te frerët e kalit, që, kur të jesh goditur, kali të të tërheqë osh pas vetes.

14. Përdor pushkë të blera nga një tregtar pandershëm, të cilat nuk di as si përdoren. Harxho shumë kohë për t’i mbushur.

15. Mos e ndërpritni sulmin rrethor, kur mbërrijme përforcimet. Priteni repartin e k alorësisë pa u përleshur me ta, kështu që të shpartalloheni që në sulmin e parë, duke shkuar nga sytë këmbët secili, për t’u lejuar armiqve t’ju ndjekin një e nga një.

16. Në rastin e fermave të veçuara, dërgo Natën për përgjim një njeri të vetëm. Ai duhet ť’i afrohet nië dritareje të ndriçuar dhe të shohë me ngulm një grua të bardhë brenda, deri sa ajo ta dallojë fytyrën e tij pas xhamit.

Prit britmën e gruas dhe daljen e burrave të shtëpisë, para se të përpiqesh t’ia mbathësh.

Sulm ndaj fortesës së vockël

17. Si fillim, lëri kuajt që të marrin arratinë gjithë natën. Mos i kontrollo. Lëri të zdërhallen në livadh.

18. Në rast ngjitjeje gjatë betejës, ngjituni një nga një. Përpara lër të duket arma, pastaj koka, ngadalë, dhe dil vetëm kur gruaja e bardhë t’ia ketë treguar vendin ku ndodhesh ti një qitësi të shkëlqyer.

Kurrë mos u rrëzo mbrapsht, brenda fortesës, por bjer nga jashtë.

19. Po të qëllosh nga larg, zër një pozicion të dukshëm, në një majë të thepisur, në mënyrë që të biesh e të bëhesh copash nëpër shkëmbinjtë poshtë.

20. Në rast të një përballjeje të drejtpërdrejtë, prit, kur merr nishan.

21. Në të njëjtën situatë, kurrë mos përdor pistoleta, se do ta zgjidhnin menjëherë përballjen e drejtpërdrejtë. Vetëm armë të ftohta.

22. Në rast sulmi të befasishëm nga të bardhët, mos ia merr armët armikut të vrarë, vetëm orën. Prit me respekt, duke dëgjuar tik-takun, deri sa të mbërrijë armiku tjetër.

23. Në rast se e kap armikun, mos e vrit menjëherë. Lidhe në një shtyllë ose mbylle në një tendë dhe pris hënën e re, deri sa të vijnë ta shpëtojnë.

24. Gjithsesi, mund të jesh i sigurt që borizanin armik ti do vrasësh, sapo të ndjehen fërshëllimat e Kalorësisë së Shtatë nga larg.

Në këtë çast, borizani i fortesës ngrihet gjithmonë në këmbë dhe përgjigjet nga bedeni më i lartë i fortesës. 

Udhëzime të tjera

25. Në rast sulmi ndaj fshatit indian, dilni nga tendat në panik e sipër dhe vraponi gjithandej, duke u përpjekur të merrni armët, të cilat qëllimisht janë lënë paraprakisht larg, në vende që vështirë të mbërrihen.

26. Kontrollo cilësinë e uiskit të blerë trafikantët: përqindja e acidit sulfurik duhet të jetë tre me një.

27. Në rast kalimi të trenit, sigurohuni që të jetë një gjahtar indianësh aty dhe bjerini anash karvanit hipur mbi kalë, duke tundur pushkën dhe lëshuar britma përshëndetëse.

28. Nëse i kërcen nga lart mbi shpinë një të bardhi, mbaje thikën në mënyrë të tillë që të mos e plagosësh menjëherë dhe, duke bërë të mundur duelin trup më trup. Prit që i bardhi të kthehet nga ana jote.

(1975) 

Si të bësh pushime të zgjuara

Është zakon i mirë tashmë që, me ť’u afruar pushimet verore, gazetat e përjavshme të politikës dhe të kulturës ť’u këshillojnë lexuesve të paktën dhjetë libra inteligjentë, që ata ťi kalojnë në mënyrë të zgjuar pushimet e zgjuara. Gjithsesi, mbizotëron vesi i keq që t’i konsiderosh lexuesit me zhvillim të vonuar, dhe kështu na bie të shohim shkrimtarë, edhe të shquar, dihasin për të këshilluar lexime që çdokush me një kulturë mesatare, duhet t’i kish kryer të paktën që në shkollë tetëvjeçare. Na duket fyese dhe po aq shpërfillëse ta poshtërosh lexuesin, duke e këshilluar, ku di unë, origjinalin gjermanisht të Afrive përzgjedhëse, Prustin në botimin e Pléiade ose veprat latinisht të Petrarkës. I bombarduar prej kohësh prej këshillave të tilla, tashmë duhet ta pranojmë se lexuesi është bërë gjithnjë e më kërkues, por duhet të kemi parasysh edhe lexues që, duke mos pasur mundësi të bëjnë pushime të kushtueshme, u hyjnë aventurave sa të rënda aq edhe entuziaste.

Për ata që do të kalojnë orë të gjata në plazh do të këshilloja Ars magna lucis et umbrae të padër Athanasius Kircher, një lexim mbresëlënës për ata që nën rrezet infrakuqe, kanë dëshirë të reflektojnë për mrekullitë e dritës dhe pasqyrave. Botimi roman i 1645-ës mund të gjendet ende në dyqanet e antikuariatit në shifra shumë më të ulëta se ato që ish-liderët tanë politikë dërguan në Zvicër. Nuk këshilloj që ky libër të merret hua në bibliotekë, pasi gjendet vetëm në pallate të lashta ku punonjësit e shërbimit nuk e kanë ose dorën e djathtë, ose syrin e majtë dhe bien, ndërsa hipin në shkallët cojnë në seksionet e librave të rrallë. Mola e librie brishtësia e fletëve është një pengesë tjetër: ai bëhet: palexueshëm, kur era shkul çadrat e plazhit.

Ndërsa një djalosh, nga ana tjetër, që priret të udhëtojë me një biletë afrofe nëpër Europë, në klasë të dytë, dhe që duhet të lexojë nëpër trena me korridore të mbushur cit, ku mund të qëndrosh në këmbë vetëm duke e mbajtur dorën jashtë dritares, mund të përpijë të paktën tre nga gjashtë vëllimet, botim i Einaudit, të udhëtimeve të Ramusio-s, të lexueshëm duke e mbaitur një ndër duar, një nën sqetull dhe një mes shalëve. Të lexosh për udhëtimet, gjatë një udhëtimi, është një përvojë shumë e fortë dhe stimuluese.

Të rinjve veteranë (ose të zhgënjyer) nga përvojat politike, të cilët gjithsesi duan të jenë të informuar mbi problemet e Botës së Tretë, do ť’u sugjeroja ndonjë kryevepër të vogël të filozofisë myslimane. Kohët e fundit Adelphi ka botuar Librin e këshillave të Kay Ka’ us ibn Iskandar, por për fat të keq nuk e ka origjinalin iranian përbri dhe afërmendsh që ikën gjithë sharmi i librit. Në vend të tij do të këshilloja Kitab al-s’ada Wa’L is’ad, të Abull-Hasan Al’Amiri-t. Botimi kritik i vitit 1957 mund të gjendet në Teheran.

Një zgjedhje e shkëlqyer për ata që lëvizin me makinë dhe nuk kanë probleme bagazhesh, meqenëse jo të gjithë mund të lexojnë në mënyrë korrekte gjuhët e Lindjes së Mesme, është përmbledhja e plotë e Patrologjisë e Migne. Etërit grekë, para Koncilios të Firencës më 1440, nuk do t’i këshilloja, pasi ju duhet të merrni 161 vëllime të botimit greko-latin dhe 81 të botimit latin, ndërkohë që me etërit latinë deri më 1216, mund të kufizoheni vetëm në 218 vëllime. E di fort mirë që jo të gjithë mund të gjenden në treg, por gjithnjë mund t’u drejtohemi fotokopjeve. Për të gjithë ata që kanë interesa më pak të specializuar, do të këshilloja ca lexime të mira (gjithnjë në origjinal) të traditës kabalistike (sot për sot thelbësore për të kuptuar poezinë bashkëkohore). Mjaftojnë pak vepra: një kopje e Sefer Yezirah, natyrisht Zohar, e më pas Moset Cordovero e Isaac Luria. Korpusi kabalistik është shumë i përshtatshëm për pushime, pasi për veprat e lashta mund të gjenden ende origjinalë në tuba që mund të sistemohen lehtësisht në çantat e shpinës edhe për autostopistët. Korpusi kabalistik mund të gjejë përdorim të shkëlqyer edhe në Club Méditerranée, ku animatorët mund të ndërtojnë skuadra që konkurrojnë për të prodhuar Golem-in më të këndshëm. Së fundi, për ata që kanë vështirësi me hebraishten, mbetet gjithnjë Cospus Hermeticum dhe shkrimet gnostike (më mirë Valentino, pasi Basilide jo rrallë është proliks dhe irritues). Nëse doni pushime të zgjuara, merrini të gjitha këto, përndryshe, mos ta tjerrim më gjatë, merrni Grun drisse, Ungjijtë apokrifë dhe dorëshkrimet e Pierce-it në mikrofisha. Shkurt pra, të përjavshmet e kulturës nuk janë listat e leximeve shkollore të detyruara.

(1981) 

Almanart