ËRRËSIRAT E KONRADIT nga V. S. Naipaul
Konradit më është dashur kohë t’i afrohem. Po ia nis nga e vështira, pse kam respekt për atë ç’kam përjetuar me të. Dhe sdua ta filloj me shpërfillje. S’ka dyshim se Konradi ka qenë i pari autor modern që m’u zbulua. Falë tim eti. Im atë ishte autodidakt dhe asokohe përpëlitej të gjente një rrugë për vete përmes një pështjellimi kulturor për të cilin as vetë s’ishte i ndërgjegjshëm dhe që unë arrita ta kuptoj shumë më vonë. Donte të bëhej shkrimtar, dhe lexonte jo aq për kënaqësinë e leximit, sesa për tëgjetur ca pika kyç, ca drejtime dhe njëfarë kurajimi për vete. Aimë njohu me autorë që e kishin mbudhur në kërkimet e tij. Ndërtë parët qe Konradi: Konradi stilist, por mbi të gjitha Konradisi shkrimtar që debuton me vonesë dhe u ngjall shpresë atyre që nuk debutojnë kurrë.

Duhej të kem qenë nja dhjetë vjeç kur ma lexoi për herë tëparë Konradin. S’ka gjë shqetësuese këtu, sepse ishte fjala për Lagunën; leximi më pëlqeu tejet. Tregimi Laguna është ndoshta i vetmi që mund t’i lexohet fëmijës, sepse është fare i shkurtër, nja pesëmbëdhjetë faqe. Një lumë tropikal i mbërthyer në mes të Pyllit në ndajnatëherë. Thotë i bardhi në anije: «Sonte kemi për të bujtur te lirishta e Arsatit». Anija përshkon një gjysmë rrethi e hyn në një kanal, pastaj kanali del në një lagunë. Një shtëpi evetmuar në breg; brenda një grua në grahmat e vdekjes. Natën Arsati, i dashuri i saj, tregon se si kanë rënë në këtë vend. Është historia e një dashurie të ndaluar, e një rrëmbimi dhe arratisjeje dhe e vdekjes së një vëllai të lënë në duart e ndjekësve. Rrëfimi i Arsatit s’duhet të mbante as një çerek ore, por romanca është romancë, dhe, kur ai mbaron, çel dita e re. Puhia e agut të parë i arratis mjegullinat. Gruaja vdes. Lumturia e Arsatit, nëse ka arritur ta provojë se si është, mbetet e paplotë e fluturake. Ai ikën nga laguna dhe kthehet në vendin e vet për t’i dalë para fatit që e pret. Edhe i bardhi duhet të niset. Figura e fundit është Arsat i vetmuar në lagunë me vështrimin të tretur «përtej qartësisë së fortë të një dite pa re, në errësirën e një bote vegullimtare.
Me kohë historia e Lagunës më është turbulluar në kujtesë.Por më ka lënë atë ndjenjë vetmie në një natë fatale që shkrihet në përfytyrimin tim me Detet e Jugut dhe me ishujt tropikalëtë filmave të Sabusë dhe të Xhon Hollit. Më vonë e lexova prapë Lagunën me ngurrim. Zbulova përsëri mjaft nga gjithësiae Konradit; honin e pasionit, vetminë dhe kotësinë materiale,botën e iluzioneve dhe tashti them me vete se kjo duhet të jetëartistikisht një nga veprat më të kulluara të tij. Gjallëria e rrëfimit,saktësia e përshkrimit, lumi dhe laguna e padukshme, i bardhi ipaemër, rrëfimi i natës, dashuria dhe fatkeqësia, vdekja në agim bashkohen në përsosuri. Dhe, nëse flas për një vepër artistikisht tekulluar, nisem nga fakti që rrëfimi është i mjaftueshëm në vetvete. Autori nuk ndërhyn midis rrëfimit dhe lexuesit.
Me Lagunën ka bërë parodi Maks Beerbohmi në librin e tij metitull Lulevarg krishtlindjesh. Figura e shkrimtarit nuk u shpëton dot aksidenteve të tilla. Laguna është tregimi i parë i Konradit por; ndonëse pas leximit të parodisë vura re se e njihja mire veprën origjinale, prapë m’u duk sikur Laelguna më kishte mashtruahepse më pas nuk do të gjeja te Konradi asgjë më të fortë e më të drejtpërdrejtë se kjo.
Ky tregim mëton të bartë në vetvete një numër të madh gjërash dhe pret që lexuesit t’i bëjë një përshtypje më të madhee më të pasur se Laguna. Por jo vetëm përshtypjen e vetmisë, natës, fatalitetit; këto s’janë mjaft. Autori nuk don vetëm sa të na ndjellë në gjithësinë e përfytyruar; ai na lutet – na lutet edhe kori edhe komentet – të rrimë jashtë ngjarjeve dhe nga ky poziciontë shqyrtojmë më mirë kuptimin, duke formuar kësisoj njëfarë parabole. Asgjë nuk tjetërsohet, por thuajse asgjë nuk provohet: ky tekst na lë të habitur dhe kaq.
Në parathënien e një përmbledhjeje të mëvonshme, Konradi shkruan: «Vizioni romantik i realitetit ishte një fatalitet i lindurpër mua». Ai nuk kërkonte me dashje e dije subjektet romantike; ato i vinin vetiu.
Natyrisht, unë kam të drejtë t’i trajtoj subjektet e mia si dua vetë, sepse e shkuara ime më përket vetëm mua. Nëse udhët etyre dalin nga shtigjet e rrahura të shoqërisë së organizuar, kjovjen, ndoshta, ngaqë unë në njëfarë mënyre, u jam shmangur me kohë atyre udhëve nën ndikimin e një shtytjeje që duhet të ketë qenë krejt e çlirët, përderisa e kam pasur si mbështetje të përhershme në gjithë rreziqet e zhgënjimit. Sidoqoftë, edhe pse e kam pasur me vete që në fillimet e veprimtarisë sime letrare, ajo s’më ka ndihmuar aspak për të zgjeruar fushën e imagjinatës. Përkundrazi, trajtimi i subjekteve që nuk ndjekin udhën e përgjithshme të përvojës së përditshme, më ka shtrënguar t’u qëndroj besnik, me një merak të madh, të vërtetave të përftuara nga përshtypjet vetjake. Qëllimi im ishte që e pazakonshmja të dilte sa më e besueshme. Për këtë më është dashur të krijoja një atmosferë reale, ta riprodhoja atë atmosferë dhe t’i mbështillia subjektet me të. Kjo ishte detyra më e vështirë dhe më e rëndësishme, sepse këtë tejbartje të hollësishme të së vërtetës së mendimeve dhe të fakteve e kam pasur synim të përhershëm.
Megjithatë, të vërtetat nuk dalin qartë te Kareni. Bota e iluzioneve, njerëzit e burgosur në kulturën e tyre, besimi dhe mosbesimi: ja të vërtetat për të cilat duhet të përgatitemi dhe duhet t’i mbajmë parasysh qysh në fillim të leximit, ndoshta ngaqë tregimi në vetvete nuk është bindës. Ka diçka çoroditëse në idenë që Londra është gjithaq një mirazh sa edhe jeta e jashtëkohshmee arkipelagut të Malezisë, sepse në dy faqe të plota përshkruhenme përpikëri fytyra të zbehta, taksi, omnibusë, vajza «që bisedojnë plot gjallëri», «zhelanë», që flasin «lapërdhi», e një polic; dhe tëgjitha këto s’kanë asgjë që të na bindë se këtu kemi të bëjmë me njëmirazh. Realiteti nuk është shkrirë me imagjinatën e shkrimtarit, prandaj atij i duhet ta braktisë këtë koncept të mirazhit që i vjennga bota e fjalëve dhe ngulitet para kësaj skene të thatë duke dalësi diçka parazitare.
U ndala ca gjatë në këtë tregim për të ilustruar në miniaturëproblemet që do të më dilnin në veprat më madhore. Me Konradinmë duket sikur jam në truall të rrëshqitshëm. Historitë e tij, nëvetvete shumë të thjeshta, në një çast të dhënë më dukej sikur s’ikapja dot. Le pastaj fjalët: ato fjalë që i përdor për të respektuarvërtetësinë e përshtypjeve vetjake. Ato fjalë ma zinin rrugën, mëbënin hije. Nuk depërtoja dot as te Zezaku i Narcisit, as te Tajfuni-dy tekste të shkëlqyera.