PROLOG
Shumë herë jam vënë të shkruaj jetën dhe botëkuptimin e Aleksis Zorbas, një punëtor plak që e kam dashur me shpirt.
Mirëbërësit më të mëdhenj të jetës sime qenë udhëtimet e n largëta dhe ëndrrat. Ndër njerëzit, të gjallë e të vdekur, shumëpak më ndihmuan në luftë e në përpjekjet e mia. Porse, nëse do të kërkoja se kush prej tyre la gjurmë më të thella në shpirtin tim, do të veçoja, ndoshta, tre-katër: Homerin, Bergsonin, Niçen dhe Zorban.
I pari ishte për mua një sy i madh me dritë shkëlqimtare- si disku i diellit – që ndriçon gjithçka me vezullimin e vet të pranuar. Bergsoni më lehtësoi nga ankthet e ngatërruara filozofike që mëmundonin në djalërinë time të parë. Niçja më begatoi me ankthe të reja dhe më mësoi si të shndërroj fatkeqësinë, trishtimin dhe pasigurinë në krenari, ndërsa Zorba më mësoi të dua jetën dhe të mos i trembem vdekjes.
Po të më kërkohej sot të zgjidhja një prijës shpirtëror nga eg jithë bota, një “gurú” sipas gjuhës së indasve a një “plak” sipaskallogjerëve të *Ajonorisit, do të kisha zgjedhur pa mëdyshje Zorban.
Ai kishte gjithë ç’i duhej një kalemxhiu për të shpëtuar: vështrimin e moçëm të shqiponjës që shquan së larti ushqimin e saj, naivitetin krijues epërtërirë rishtas e rishtas çdo mëngjes, që gjithçka e shikon si për herë të parë, vazhdimisht, pavarësisht see ka parë mijëra e mijëra herë, duke u dhënë virgjërinë elementevetë përjetshme e të rëndomta – ajrit, detit, zjarrit, gruas, bukës. Ai kishte sigurinë e dorës, freskinë e zemrës, guximin për të përqeshur dhe vetë shpirtin e tij a thua se përbrenda in buronte një forcë supreme, më e madhe se shpirti dhe, në fund, kishte dhe një cilësi tjetër: të qeshurën e vrazhdë e të cemtë që gurgullonte krojeve të thella më të thella se vetë shpirti njerëzor e që dilte me gulfe e suvala nga gjoksi i venitur e i plakur i tij, një e qeshur jetëdhënëse shpëtimtare në çastet kritike të jetës. Shpërthente dhe mund të rrëzonte madje i rrëzonte të gjitha gardhet: moralin, fenë atdheun – që kishte ngritur përreth njerëzia, frikacaku që kalonte jetësën pa telashe e kokëçarje.
Kur mendoj se ç’ushqim më kanë dhënë vite e vite librat dhe mësuesit e mi, për të ngopur një shpirt të babëzitur dhe me çfarë tru luanësh më ushqeu Zorba vetëm në pak muaj, zor se mund të përmbaj mllefin dhe pikëllimin. Nga një koincidencë e rastit jeta ime shkoi kot. Ishte shumë vonë kur e hasa rrugës së jetës atë plak” dhe ajo çka mund të shpëtonte tashmë nga shpirtiim ishte pa rëndësi. Kthesa e madhe, ndërrimi tërësor i frontit, “shpërthimi” dhe përtëritja nuk ndodhin. Ishte, pra, vonë. Kësisoj, në vend që të shndërrohej në një model të përsosur jete, Zorba degradoi në një temë filologjike (ah, medet!) vetëm për të zhgarravitur ca fije letre!
Kjo cilësi e hidhur për ta shndërruar jetën në art, shpeshherë kthehet në një rrënim të përgjithshëm shpirtëror, sepse, në këtë mënyrë, duke parë si rrugëzgjidhje të vetme ndjenjën e fuqishme, ajo arratiset nga kraharori dhe lehtëson shpirtin, i cili shpëton pa plasur e nuk ndjen më atë nevojë gërryese për t’u përleshur trup me trup duke ndërhyrë tërthorazi në jetën e përditshme -po gëzohet duke përjetuar këtë ndjenjë mitare e cila ka kapërkthehet e shuhet sakaq.
eDhe jo vetëm gëzon, por është dhe krenare. Kujton se ka kryer një akt të lartë: çastin kalimtar të patjetërsueshëm; të vetmin në fushëtirën e pafund të kohës që ka mish dhe gjak e shndërroka, gjoja, në amëshim. Kështu Zorba, gjithë mish e kocka, mbeti në duart e mia bojë dhe letër. Pa dashur, madje duke dashur të kundërtën, nisi që herët të ravijëzohej tek unë miti i Zorbas.
* Mal i Shenjtë – vend në Greqi