Magdalena, zbulohet kryevepra e panjohur e Raffaello-s

Është zbuluar një vepër e mundshme e Raffaello-s. Bëhet fjalë për një pikturë të panjohur më herët që portretizon Maria Magdalenën me pamje të Chiara Francelli-t, gruas së Perugino-s (mësuesit të Raffaello-s).

Është zbuluar një vepër e mundshme e Raffaello-s. Bëhet fjalë për një pikturë të panjohur më herët që portretizon Maria Magdalenën me pamje të Chiara Francelli-t, gruas së Perugino-s (mësuesit të Raffaello-s). E shpjegojnë për mediet kuratorët e Konferencës Ndërkombëtare “Bukuria ideale. Vizioni i perfeksionit të Raffaello Sanzio-s” (‘La bellezza ideale. La visione di perfezione di Raffaello Sanzio’), që u mbajt dje në pasdite në Teatrin “Angel dal Foco” të Pergola-s (Pesaro-Urbino), dhe ku u bë me dije edhe lajmi. Zbulimi vjen pasi një studimi shkencor të zhvilluar në bashkëpunim me ‘Ascoli Piceno’ të Universitetit të Camerino-s, ku të dhënat që u përçuan, janë interpretuar nga studiuesi Jean-Charles Pomerol (profesor emeritues i Sorbonës së Parisit) dhe nga ekspertë të tjerë ndërkombëtarë. Piktura në vaj, e pikturuar në një panel plepi daton në vitin 1504, ka përmasat 46 cm me 34 cm dhe i përket një koleksioni privat.

Rezultatet, frut i një kërkimi italo-francez do të publikohen në numrin e ardhshëm të revistës shkencore ‘Open Science – Art and Science’ me titullin ‘Magdalena e Rafaelos ose kur nxënësi superon Mjeshtrin’.

Por ka edhe zëra skeptik lidhur me përkatësinë autoriale të kësaj vepre, siç është historiani i artit Vittorio Sgarbi (gjithashtu zv.sekretar për Kulturën).  

“Nuk ka asnjë mundësi që piktura të jetë e mjeshtrit nga Urbino. Konkluzionet bazohen në njohuritë e pak personave duke pasur parasysh që bëhet fjalë për një vepër të një koleksioni privat me aspiratën legjitime të pronarit për të zotëruar një ‘Raffaello’. Mendoj se mund të bëhet fjalë për ndonjë prototip të Perugino-s”, shprehet për mediet Sgarbi.

Almanart