Regjisori Martin Scorsese ka paralajmëruar një film të ri për Jezusin, pas një takimi me Papa Françeskun në Vatikan.
Pas Festivalit të Filmit në Kanë, Scorsese udhëtoi nëpër Itali, ku vizitoi edhe Vatikanin. Atje, Scorsese njoftoi turmën për projektin e tij të radhës: “Unë i jam përgjigjur thirrjes së Papës për artistët në të vetmen mënyrë që di si: duke imagjinuar dhe shkruar një skenar për një film për Jezusin”.
Dhe unë jam gati të filloj ta bëj.
Para njoftimit, Scorsese dhe gruaja e tij Helen Morris morën pjesë në një konferencë tjetër, “Estetika globale e imagjinatës katolike”, ku ata biseduan shkurtimisht me Papa Françeskun në Vatikan.
Filmi i ri i Scorsese, “Killers of the Flower Moon” u shfaq së fundmi në Kanë. Filmi me protagonistë Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio bazohet në librin e David Grann të vitit 2017 me të njëjtin emër dhe fokusohet në vrasjet seriale të anëtarëve të Osage Nation në Oklahoma në vitet 1920 pasi nafta u zbulua në tokën e tyre.
Premiera e filmit në Kanë u pasua me ovacione që zgjatën 9 minuta.