Miqësia si akt politik kapërcen lidhjen personale dhe kthehet në një formë rezistence, solidariteti dhe fuqizimi.
Ajo nxit hapësira për dialog, luftë të përbashkët dhe veprim kolektiv, duke na mundësuar të riimagjinojmë pushtetin, marrëdhëniet shoqërore dhe të ardhme alternative.
“Mbi Miqësinë” është një performancë interaktive e kërcimit bashkëkohor që interpreton miqësinë si “një mënyrë jetese”. Performanca ndërthur koreografinë intime, tekstet ngacmuese, dhe aktivitete me bazë ndërveprimin për të folur mbi tema si solidariteti, mirëbesimi dhe rezistenca.