Search
Close this search box.

Mbyllet “Tirana International Film Festival” edicioni i 21-të, lista e plotë e fituesve

Edicioni i 21 i Tirana International Film Festival ka përfunduar duke kurorëzuar edhe fituesit. Regjisorë nga e gjithë bota konkurruan me filmat e tyre në disa kategori. Një nga kategoritë me të rëndësishme Best Feature Film ose “Bufi i Artë” i këtij edicioni shkoi për regjisorin Abbaz Amini, “Enddless Borders”, një film që kapërcen narrativën e zakonshme të trajtimit të temës së emigrantëve dhe e bën shikuesin të kuptojë se kufijtë nuk janë vetëm fizikë dhe gjeografikë, por thellësisht shpirtëror dhe kulturor, ky film gjithashtu do të konkurojë këtë vit në Oscars. Në kategorinë e filmit të shkurtër më të mirë, Best Short Film u përzgjodh filmi “Please Hold the Line” nga regjisori malazez Tan Ce Ding, një film i cili përshkruan historinë e një vajze të re në kauzën e saj të sinqertë për të arritur objektivat e saj financiare, si dhe zhvillimin e marrëdhënies së saj me të atin. Narrativa e filmit shënon kulmin në marrëdhënien problematike babë e bijë.Çmimi i filmit Best Europian Short Film shkoi për regjisoren Franceze Karla Melo (Carla Melo) me filmin “La Perra”. Filmi shquhet për analizën e ndërlikuar dhe novatore të dinamikave gjinore dhe të përjetimit femëror. Mandej një sërë çmimesh të tjera u ndan, sikurse BEST SHORT FILM IN ALBANIAN të cilin e fitoi regjisorja Aulona Selmani. BEST DOCUMENTARY shkoi për regjisoren Otilia Babara, ndërsa BEST DIRECTOR shkoi për regjisorin Mikail Keinceski (Michal Këieciński).

Më poshtë lista e plotë e fituesve për secilën kategori:

Almanart