Më 14 dhjetor 1933 lindi “Paganini” shqiptar, Mark KAFTALLI (1933-2014)

Më 14 dhjetor 1933 lindi “Paganini” shqiptar, Mark KAFTALLI (1933-2014)

Ai njihet si autori i 750 veprave muzikore nga të cilat 7 janë opereta të niveleve jashtëzakonisht profesionale. Rreth 400 krijime të tij i përkasin muzikës popullore qytetare dhe njihet si kompozitorët që ka krijuar më shumë vepra muzikore sa i takon traditës muzikore shkodrane. Gjithashtu pati një krijimtari të madhe për muzikën për fëmijë.

Ai u cilësua edhe si “Paganini” shqiptar për shkak të talentit të tij të rrallë.

Almanart