Search
Close this search box.

Më 21 dhjetor të vitit 1964 vdiq Justin Rrota, frat françeskan, arsimtar dhe gjuhëtar shqiptar

Kontributi i At Justinit ishte i shumanshëm, posaçërisht për studimin e gramatikës shqipe, të sintaksës, morfologjisë, të historiografisë sonë letrare, e në veçanti për njohjen dhe studimin e autorëve tanë të vjetër, si për Buzukun, Matrangen etj.. Ai ishte i pari që më 1929 solli në Shqipëri tri kopje të fotografuara të ‘Mesharit’ të dom Buzukut nga Biblioteka e Vatikanit.

At Justin Rrota lindi më 17 shkurt 1889 në Shkodër. Mësimet e para i mori në Shkodër, kurse ato teologjike në Klagenfurt të Austrisë. Është një ndër françeskanët më të shquar shqiptarë. Më 1929 solli në Shqipëri tri kopje të fotografuara të Mesharit të don Gjon Buzukut të vitit 1555 nga e vetmja kopje që ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.  At Justin Rrota qe profesor në Troshan dhe pas vitit 1921 në gjimnazin “Illyricum” në Shkodër. Por meshtari françeskan-profesor u shqua edhe si mësimdhënës i aftë, studiues i paepur duke botuar artikuj dhe studime shkencore me pseudonimet Iris, Patër Ndou dhe Viator.

Fillimisht shkrimet e para At Justin Rrota i botoi në revistat “Zani i Shna Ndout” dhe “Hylli i Dritës”, të cilat u përkasin disiplinave të gjuhësisë dhe të letërsisë. Është ndër botuesit e parë të teksteve për shkollat e mesme. Në vitin 1940, Instituti i Studimeve Shqiptare në Tiranë e zgjedh anëtar të tij në cilësinë e lëvruesit të gjuhës. At Justi Rrota vdiq dhe u varros në Shkodër më 21 dhjetor 1964.

Almanart