Më 22 dhjetor 1905 lindi piktori i shquar shqiptar Abdurrahim Buza

Më 22 dhjetor të vitit  1905  u lind në Shkup, Abdurrahim Buza në një familje gjakovare.  Në moshën tetë vjeçare mbeti jetim dhe patrioti, Bajram Curri kujdeset për shkollimin e tij. Kryen mësimet në Shkodër, Tiranë dhe në Normalen e Elbasanit. Pastaj fiton bursë dhe në vitin  1928 dëgjon një vjet në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino. Studimet e rregullta i kryen në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence pranë artistit Galileo Kinit.

Në vitin 1933 kthehet në Tiranë, ishte ndër pedagogët e parë të Shkollës së Vizatimit. Më 1947 u punësua në Liceun Artistik Jordan Misja si pedagog i vizatimi dhe më vonë si zëvendës-drejtor. Pikturat e para janë të inspiruara nga qëndrimi i tij në Pogradec. Më vonë ai e thjeshton teknikën e tij por e shndërron artin në simbolikë të lartë. Motivet etnike nga Gjakova, Kosova, dhe veriu i Shqipërisë bëhen subjekt i shpeshtë i tablove të tij. Ngjyrat e impresionizmit ndikojnë në të gjer në fund. Vdiq më 7 nëntor të  vitit  1987, në Tiranë.

Almanart