Më 29 nëntor të vitit 1924 lindi në Gjakovë, Liza Vorfi, aktore dhe artiste e njohur shqiptare. Në 1932 familja e saj shpërngulet nga Gjakova në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në Radio “Tirana”. Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali në konservatorin e Romës dhe më pas në Pizaro.
Në vitin 1945 pas çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi kthehet në atdhe dhe i kushtohet jetës kulturër yë vendit të shkatërruar gjatë luftë. Rolin e parë e interpreton në pjesën “Gjido”. Gjatë karrierës së sajë ka zhvilluar mbi mbi 60 role si: Elmira “Tartufi”, Dezdemona “Otello”, Dorina te “Borgjezi fisnik”, Beatriçja te drama “Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia në “Karnavalet e Korçës”, Marta në dramën “Cuca e maleve”, Mara në “Përmbytja e madhe” dhe shumë pjesë teatrale dhe filma. Ka interpretuar me sukses edhe në filmin artistik. vdiq në Tiranë më 30 janar 2011.