Search
Close this search box.

Më 29 nëntor të vitit 1992,  vdiq regjisori dhe skenaristi Andrea Skanjeti

Më 29 nëntor të vitit 1992, vdiq Andrea Skanjeti. Ishte regjisor dhe dramaturg  i njohur shqiptar. U lind më 21 gusht të vitit 1906, në Shkodër. Në moshën 12-vjeçare shkroi dramën e tij të parë “Kusarët”, e cila tërhoqi vëmendjen e specialistëve. Në vitin 1946 u emërua regjisor në Shtëpinë e Kulturës, Shkodër.

Ka vënë në skenë shfaqjen me tri akte “Dasma shkodrane”, e para në llojin e vet në Shqipëri, gjithashtu operën e parë shqiptare “Mrika” të Prenk Jakovës me Libret të Llazar Siliqit, e cila pati sukses të jashtëzakonshëm. Skanjeti njihet si themeluesi i Teatrit të Kukullave dhe ndër nismëtarët kryesorë të krijimit të Estradës së Shkodrës. Shkroi dramën “Andrra e 500 vjetëve” e cila është vënë në skenë për herë të parë në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë.

Rolin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e ka luajtur Kolë Mirashi. Nxitjen për këtë dramë Autori e ka marrë nga Dom Ndre Mjeda. Po ashtu shkroi edhe dramën e ndarë në tri akte “Nora”.

Almanart