Më 30 nëntor të viti 1962, lindi Elvira Diamanti, aktore e njohur e teatrit dhe kinemasë. Roli i saj më i spikatur mbetet ai i Marigosë në filmin “Përrallë nga e kaluara”. Pas mbarimit te studimeve ne Institutin e Larte te Arteve, me 1986 filloi pune si aktore ne Teatrin Popullor. Interpretoi kryesisht role me kahe pozitive, vajza romantike e të dashuruara, jo rrallehere edhe me fund dramatik a tragjik; Luajti me sukses në pjesën tetrale, Kush e solli Doruntinen të Ismail Kadaresë.
Ka luajtur me sukses edhe në 12 filma. Ne vitet 2000-2007 ishte drejtore e Teatrit Kombëtar të Kukullave në Tiranë. Pas nje periudhe te shkurter pune ne Presidencë, drejtoi prej vitesh Arkivin Qendror Shteteror te Filmit ku dhe fale punes se saj jane restauruar nje sere filmash e dokumentaresh me fonde kryesisht te huaja por edhe shqiptare.