Më 6-11 qershor hapet Panairi i Librit “Prishtina 2023”

Edicioni i 23-të i Panairit të Librit “Prishtina 2023”, nën përkujdesjen e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, do të hapet me datë 6 qershor (ditë e martë), kurse do të mbyllet me datë 11 qershor (ditë e diel). Panairi, ashtu sikurse në vitet e kaluara, do të hapet në orën 9:00 dhe do të qëndrojë i hapur deri në orën 21:00.

Të drejtë për aplikim online botuesit kanë deri me datë 20 maj.

“Hapja zyrtare e panairit do të bëhet në amfiteatrin e Pallatit të Prishtinës, sallë e cila sot shërben si hapësirë e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Në po këtë sallë do të organizohen edhe promovimet e librave të autorëve. Gjatë gjithë kohës do të ketë personel të dedikuar të cilët do t’i sigurojnë të gjitha pajisjet e nevojshme për mbarëvajtjen e promovimeve. Promovimet nuk i nënshtrohen asnjë pagese shtesë dhe sigurohen nga Shoqata”, ka njoftuar Shoqata e Botuesve e Kosovës.

Almanart