Konkurs Fotografie “Qyteti flet përmes zërit tonë” nga Bashkia Shkodër

📸 Konkurs Fotografie

“Qyteti flet përmes zërit tonë”

A ndjen se qyteti yt ka diçka për të thënë përmes syve të brezit të ri?

Bashkia Shkodër organizon konkursin e fotografisë “Qyteti flet përmes zërit tonë” – një ftesë për të rrëfyer përmes fotografisë historinë që qyteti mban në gjurmët tona – aty ku kujtimet marrin formë.

📷 *Fotografitë duhet të jenë bardhë e zi* dhe të përcjellin emocion, histori ose identitet të lidhur me hapësirat e qytetit.

Mosha e hapur për aplikim është *15–29 vjeç*.

________________________________________
📝 *SI TË APLIKOSH:*
1. Zgjidh 1 fotografi bardhë e zi që përfaqëson temën e konkursit.
2. Plotëso formularin online dhe ngarko foton këtu:
👉 https://forms.gle/3ADL3aRmdLjKLfrw8
3. Shto: titullin e fotografisë, vendin ku është realizuar dhe një përshkrim të shkurtër (1–2 rreshta).

📌 *Afati i fundit për aplikim: 20 Qershor 2025, ora 12:00*

📷 Fotografitë e përzgjedhura do të ekspozohen më 26 Qershor, ora 11:00, në Muzeun Historik “Oso Kuka”, në një event të hapur për publikun.

🎁 Fituesit do të shpërblehen me çmime në vlerë monetare dhe certifikata vlerësuese.
________________________________________
📩 Për më shumë info, na kontaktoni në:
✉️ info@shkodrarinore.gov.al
📸 Instagram: @shkodrarinore
📘 Facebook: Qendra Rinore Atelie

Ky aktivitet realizohet nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Qendrën Rinore “Atelie” dhe COD (Rajoni Shkodër).

#QytetiFlet #ZeriIteRinjve #KonkursFotografie #COD #QendraRinoreAtelie #BashkiaShkoder #ShkodraNëSyteTanë See less

Date

09 - 20/06/2025
Aktivitete të Përfunduara

Çmimi

Me aplikim

Më shumë info

Apliko këtu

Location

Shkodër

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart