Melvin Murray, aktori, regjisori dhe arkivisti i teatrit

Aktori, regjisori dhe arkivisti i teatrit, Murray Melvin, është përshkruar si punëtor i madh i kulturës. Ai vdiq në Londër në moshën 90-vjeçare.

Aktori ishte shfaqur në filmin “The Phantom of the Opera” të vitit 2004 dhe “Doctor Who spin-off Torchwood”, në të cilin luajti karakterin e Bilis Menger. Ai gëzoi karrierë të shquar televizive dhe filmike, ku punoi me regjisorë të shquar, duke përfshirë Ken Russel dhe Stanley Kubrick.

Melvin u bë i njohur si Geoffrey, student i artit në “A taste of Honey” të Shelagh Delaney dhe u bë anëtar i pandashëm i kompanisë “Joan Littlewood’s Theatre Workshop”.

“Ai krijoi Geoffrey të madh, homoseksual në ‘A Taste of Honey’, në skenë dhe në film. Shumë punë me Joan Littlewood dhe Ken Russell. E mahnitshme. Çfarë zotërie”, ka shkruar skenaristi Russell T Davies.

Davies ka shtuar: “Ai jetoi një shekull që pa kuptimin e identitetit të tij të ndryshojë kaq thellë dhe e bëri me dinjitet, klasë dhe zgjuarsi”.

Skenaristi i “Doctor Who” ka ndarë komunikimin e fundit me Melvin. “Emaili i tij i fundit dërguar mua përfundoi me ‘Kujdesu, ne ende nuk mund të përballojmë të rrezikojmë’. Oh ai ishte aq i mençur”, ka shkruar ai duke shtuar: “Natën, Murray”.

Mikja e tij, gazetarja Samira Ahmed, ka shkruar në Twitter: “Murray Melvin: aktor, regjisor, kontribuues në punëtori teatri, aktivist dhe njeri i mirë. Vdiq dje. Ai ishte 90 vjeç. Isha shumë me fat ta thërrisja mik. E pashë një ditë para se të vdiste ishte gjithmonë plot me histori mahnitëse të jetës së tij. Do të më mungojë shumë”.

Kerry Kyriacos Michael, drejtor kreativ i teatrit shkroi në Twitter: “Ai (Melvin) vdiq në spitalin ‘St Thomas’ të premten, më 14 prill në moshën 90-vjeçare. Ai ishte një nga miqtë e mi të ngushtë dhe do të na mungojë shumë prej nesh që kishim privilegjin ta njihnim”.

Në vitin 2021, “Guardian” raportoi se aktori ia kishte dhuruar Bibliotekës Britanike arkivin prej 136 kutish që dokumentonin historinë e “Theatre Royal Stratford East” nga viti 1884 deri 2017.

Një prej kutive përfshinte shënimet e kastës së aktorëve të “Joan Littlewood” për shfaqjet e “Oh What a Lovely War!” nga viti 1963 dhe 1964, një kukull të bërë nga disenjatorja Una Collins dhe e përdorur prej aktorit Fanny Carby në këtë film. Përfshihej gjithashtu programi, skripte dhe materiale të tjera nga “Clint Dyer’s The Big Life” (2005) e materiale të tjera.

Melvin ishte gjithashtu autor i “The Art of Theatre Workshop” (2006) dhe “The Theatre Royal: A History of the Building” (2009)./koha/

Almanart