“Meshari” është vepra e parë në gjuhën shqipe, që njohim, sepse mendohet që të ketë pasur një traditë të mëparshme të shqipes së shkruar. Buzuku e nisi veprën më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555, data, të cilat ndodhen të shkruara nga vetë autori në pasthënien e librit.
Në vitin 1740 Mesharin e zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.Kopje të tij ndodhen edhe në Bibliotekën Kombëtare.
“Meshari” është një vepër monumentale e gjuhës shqipe dhe e kulturës shqiptare.