“Misteret e dashurisë rriten në shpirt, por libri i tyre është trupi”

Më 22 janar të vitit 1572 ka lindur poeti dhe kleriku anglez John Donne.

Donne konsiderohet si njëri nga përfaqësuesit më të shquar të poetëve metafizikë, mdërsa poezitë e tij njihen për stilin e tyre sensual. Ato përfshijnë sonete, poezi dashurie, poema fetare, përkthime nga latinishtja, epigrame, këngë e predikime.

Poezinë e Donnes e karakterizon gjallëria e gjuhës dhe metaforat që ai di t’i përdorë mjeshtërisht.

Poashtu ai di ta përdorë mjaft mirë edhe ironinë, gjithashtu ndërthur edhe elemente dramatike nëpër poezitë e tij, gjithmonë të shqoëruara nga elokuenca e tij.

Megjithëse Donne ishte poet i talentuar, atij iu desh të jetonte mes varfërisë për vite të tëra, ishin cdoherë miqtë, ata që e ndihmuan.

Në vitin 1615 Donne u shugurua dhjak e më pas prift, ndërsa nuk i pranonte Urdhërat e Shenjta. Më vonë në vitin 1621, atë e emëruan Dekan të Katedrales së Shën Palit në Londër. Donne shërbeu edhe si anëtar i Parlamentit në vitet 1601 dhe 1614.

Në ditën e lindjes së tij, po i sjellim për ju tri thëniet e tij të njohura:

“Kur një njeri vdes, kapitulli i jetës së tij nuk griset nga libri, por thjesht përkthehet në një gjuhë më të mirë”

“Misteret e dashurisë rriten në shpirt, por libri i tyre është trupi”

“Dashuria e ndërtuar mbi bukurinë vdes njëherësh me bukurinë”./kult

Almanart