Ndahen çmimet e festivalit “Apollon”, Myzafer Zifla dhe Yllka Mujo fitojnë dy çmimet e mëdha në edicionin e 15-të

Shfaqja e fundit “Pacienti i Dr. Frjodit” me regji të Besnik Bishës shënoi kulmin e festivalit “Apollon. 

Çmimi i Festivalit shko për aktoren, Yllka Mujo për interpretimin në dramën “7 Minuta” me regji të Drialda Dervishit dhe Myzafer Ziflaj, për interpretimin e Dr. Frojdit.

Për aktorët joprotakonistë çmimet shkuan për Zamira Kita, të “7 Minuta” dhe Gazmend Paja për interpretimin e Hitlerit në dramën “Pacienti i dr Frojdit”.

Për debutimet e reja çmimet i takuan aktores, Flobensa Bezati për interpretimin në komedinë “Zbulimi” dhe aktorit Çlirim Shabani për interpretimin e Adamit në dramën shqiptare “Lulet”

Në shtatë netë të Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit interpretuan 6 trupa profesioniste nga Shqipëria dhe Kosova.

Publiku dhe juria mes artisteve te njohur, Luiza Xhuvani,  Alfred Trebiçka, Agim Bajko, Arben Derheni kanë ndjekur interpretimin e 30 aktorëve, breza aktorësh profesionistë.

Drama shqiptare e vetme e interpretuar në këto ditë ishte “Lulet” e trupës së Prishtinës.

Almanart