Në Galerinë FAB, u çel ekspozita personale të piktorit të mirënjohur Helidon Haliti e titulluar “Faksimile”.
Kjo ekspozitë është një projekt i cili ka origjinën në bisedat e tij me poetin Faslli Haliti, babain e tij, i cili është edhe burimi i tij i inspiratës si krijues.
“Faksimile” është një koncept që ka zënë fill nga bisedat e me Poetin Faslli Haliti, babanin e piktorit. Ata kishin një ëndërr të përbashkët për të kuruar një ekspozitë që do të përfaqësonte lidhjen e thellë midis pikturës së Helidonit dhe poezisë së babait të tij, duke treguar se elementë të poezisë dhe vlerat shoqërore të Faslli Halitit janë përfshirë në punët e tij artistike.
Megjithatë, Faslli Haliti u nda nga jeta para tre vitesh, dhe tani ky koncept po bëhet realitet.
Ekspozita “Faksimile” përbëhet prej pikturash dhe instalacionesh që përshkruajnë kujtimet dhe inspirimin që Helidon Haliti ka marrë nga babai i tij.
Ajo përmban rreth 40 punime në pikturë, kryesisht kompozim, por të shoqëruara me një peizazh onirik, ku janë të pranishme edhe vitet e fëmijërisë, tingujt e së kaluarës, të ndërthurura fort edhe nga e tashmja. Ekspozita ka shqetësime të botës, si për të thënë se historitë përsëriten, por gabimet dhe fajet nuk duhet në asnjë mënyrë të bien në prehrin e përsëritjes.
Pikturat rrëfejnë për shqetësimin e një armiku, dikur të padukshëm, si Covid19, dhe të një konflikti të tanishëm me dilemat e artistit, por edhe me pështjellimet e një qytetari, dikur fëmijë, sot piktor, për të thënë se shqetësimet e prindit kuptohen vetëm në momentin kur bëhesh prind vetë, ndërsa burri plotësohet në çastin kur humbet krijuesin e tij.
Ekspozita është organizuar në tri salla dhe përfshin një mini-muze, duke krijuar një ambient të larmishëm dhe duke eksploruar shqetësimet dhe dilemat artistike në një mënyrë inovative.
“Faksimile” është një projekt që ka zgjatur për katër vite dhe tani është gati për të ndarë shpirtin dhe inspirimin e Helidon Halitit me publikun.
Ekspozita “Faksimile” do të hapet për publikun në ora 18:00.