Në Shkodër ekspozita “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve”

Mbi 100 foto u ekspozuan në Shkodër në ekspozitën “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve”, që solli një retrospektivë të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Mbi 100 fotot e kësaj ekspozite njëditore, e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, shpalosin larmishmërinë dhe veçantitë e kostumeve popullore të mbarë trevave shqiptare si dhe sjellin në memorie figura të rëndësishme historike nën petkun e veshjeve popullore (prijës fisnorë, njerëz të letrave, mbrojtës të trojeve amtare).

Bashkia e Shkodrës bëri të ditur se në këtë ekspozitë shëtitëse në qytete të ndryshme të vendit, rajoni i Shkodrës prezantohet përmes fotove të dinastisë Marubi.

Materialet e përzgjedhura nga DPA-ja u ofrojnë vizitorëve një fushëpamje të gjerë të tematikës. Ndër të tjera, nën petkun e veshjes popullore keni mundësinë të shihni figura të rëndësishme historike, prijës fisnorë, mbrojtës të trojeve amtare dhe njerëz të letrave.

Ekspozita “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” u hap edhe në Krujë, ku vizitorët patën mundësinë të vrojtonin imazhe që shpalosnin larmishmërinë dhe veçantitë e kostumeve popullore të mbarë trevave shqiptare.

Almanart