Search
Close this search box.

“Në skenë, një Piano dhe dy Tezgjah” koncert nga Robert Bisha

Në skenë, një Piano dhe dy Tezgjah. 

 Pianoja e cila gjatë rrugëtimit në akt pëson ndryshime timbrike drejt asaj që quhet “prepared Piano” dhe elektronikë, duke u shkrirë bashkë me dy vekët. 

Proceset jane të ndryshme, dhe si asnjëherë më parë, vjen si një ide unike metafizike. Premiere boterore. 

 Robert Bisha propozon një repertor gjithnjë origjinal, ku ndër të tjera, këngët e Zadrimes mikpriten në vëndin e nderit. 

“Vek” në gjuhen shqipe. “Argalìa” në gjuhen Arbëreshe dhe “Tezgjah” gabimisht ne shqip me prejardhje nga fjala italiane “telaio”. 

 Në një vënd ku aktivisht homazh i bëhet gruas dhe figurës së saj, dhe ku artizanati është në sherbim të arketipit dhe dija në duart e saj. 

Aty, në një dritë hije ku tingujt dhe idetë kompozitive ndërthuren dhe ç’thuren me artin figurativ n’vetvete i transfiguruar nga shekujt e dijes. Këngët e lashta të rizbuluara përmes zgjedhjes së Blues-it që banon në trojet e Mesdheut, me ritmet Ballkanike dhe të Lindjes së Mesme me kërkimin e vazhdueshëm në traditat avant-garde. 

Me evokimet, ndonjëherë mistike dhe romantike të gjesteve poetike të personalizuara, pianoja e Robert Bishës zhytet në peizazhe zanore shumë-dimensionale, ku elementi improvizues bëhet udhërrëfyesi kryesor i eksplorimit. 

Elementet e shpërfytyrimit, elementet e shndërrimit lirik dhe përsëritjes, forma këngë, nëpërmjet zgjedhjeve të personalizuara që bërbëjnë konstruktin muzikor, janë 

udhërrëfyes të këtij koncerti.

Robert Bisha

Almanart