Një shfaqje për të mos u humbur ju pret këtë të enjte në ArTurbina. Në skenë do të ngjitet “Nëna”.
Nëna, e cilësuar nga autori i saj Florian Zeller si një farsë e zezë, na ofron me mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon, më shumë sesa me një histori, me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj.
Në qëndër të shfaqjes drama e nënës, me sëmundjen, krizën dhe dhimbjen e saj, por edhe personazheve të tjerë që e shkaktojnë apo janë edhe vetë viktima të saj.
Dashuria amtare për të birin, largimin e të cilit nga shtëpia nëna e përjeton si tradhëti dhe nga devijimet e mundshme patologjike që e shoqërojnë. Kësaj i shtohet situate paralele e një martese, e cila për këtë arsye dhe për arsye të tjera është duke pësuar dekadencën e saj.
Me autorësi të Florian Zeller dhe regji të Mehmet Xhelilit e sjellin në skenë aktorët Ema Andrea, Helidon Fino, Enisa Hysa dhe Xhuliano Brisku.