“Nëntori Dixhital” bashkon më shumë se 80 vende për të eksploruar tendencat më të fundit në kulturat dixhitale, nga realiteti virtual tek inteligjenca artificiale. Organizuar nga rrjeti kulturor francez, ky event vjetor promovon inovacionin, përfshirjen dhe qëndrueshmërinë në botën dixhitale. Nëpërmjet seminareve, ekspozitave dhe spektakleve, pjesëmarrësit do të eksplorojnë fuqinë transformuese të teknologjisë dhe ndikimin e saj në kulturën globale.
Në Shqipëri, Kub France Tirana, Instituti Francez i Shqipërisë, në bashkëpunim me aktorë të tjerë kulturorë të qytetit, do të ofrojnë një program dinamik: shfaqjen e komedisë muzikore të konektuar Screenagers Vol. 2, një natë e realitetit virtual që sjell para jush serinë imersive franceze Gloomy Eyes dhe katër masterclasses dixhitale të hapura për të gjithë.
Nata e VR – Prezantim i “Gloomy Eyes” – 7 nëntor 2024, ora 18:00, pranë “Kub France Tirana”, Hyrje e lirë
“Gloomy Eyes” tregon historinë e diellit që ishte mërzitur me njerëzit dhe vendosi të fshihej e të mos ngrihej më. Një trilogji VR e animuar në 6DoF dhe 3D në kohë reale.
E prezantuar në hapjen e Sundance Festival, Gloomy Eyes mori çmime në festivale të shumta si SXSW Festival, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar në Annecy ose Festivali NewImages.
Frymëzuar nga estetika e filmave në stop motion të Tim Burton, shpërndarja e Gloomy Eyes në mbarë botën u arrit nëpërmjet një bashkëprodhimi ndërkombëtar me francezët Atlas V, 3DAR në Argjentinë, Arte France, Ryot dhe HTC Vive – që u bënë shpërndarës të fuqishëm të kësaj vepre.
“SCREENAGERS Vol.2 nga Giuseppe Chico & Barbara Matijević” – 12 nëntor 2024, ora 19:00, pranë ArtTurbina, me mbështetjen e “Kub France Tirana”, Hyrje e lirë
SCREENAGERS Vol.2 merr formën e një KOMEDIE muzikore DIY, introspektive dhe magjepsëse njëkohësisht. Nëpërmjet një qasjeje intime ndaj shkrimit të këngëve, interpretuesja zbulon një koleksion unik të pjesëve që eksplorojnë emocione të thella dhe ndonjëherë të papërshkrueshme, të ndjera gjatë jetës së saj të përditshme pa mundur t’i japë një emër.
Qëllimi i saj? Të theksojë, përmes këngës, dhimbjet, gëzimet, demonët dhe impulset që popullojnë botën e saj të brendshme – një peizazh psikologjik që ngjan çuditërisht me atë të mediave on line, i materializuar në skenë përmes kodeve enigmatike QR, chat-bots profetikë dhe ekraneve mashtruese jeshile, me të cilët shikuesit mund të ndërveprojnë përmes smartfonëve të tyre.
Me bindjen e patundshme në idenë se këngët kanë qenë gjithmonë mbartëse të përvojave të përbashkëta, duke shërbyer si ura lidhëse midis brezave, SCREENAGERS Vol.2 ofron një koleksion të muzikës pop të bërë në shtëpi, si e veçantë ashtu dhe e rrënjosur thellë në epokën dixhitale. Shfaqja vë në pikëpyetje me delikatesë ndikimin e përmbytjes së vazhdueshme me informacion në psikikën dhe imagjinatën tonë, ndërkohë që vë në dyshim aftësinë tonë për të përthithur gjithçka, duke vazhduar të shfletojmë ekranin.
Gjithashtu do të zhvillohen 4 workshope pranë “Kub France Tirana”, ku pjesëmarrësit mund të regjistrohen pranë https://www.kubfrancetirana.com/
Anëtarësimi është vjetor. Bëhet në linkun https://www.kubfrancetirana.com/shop/ dhe kushton 5 euro.
Me këtë anëtarësim, ju keni akses falas në çdo workshop që zhvillohet në “Kub France Tirana”, mund të përdorni hapësirën falas për co-working dhe aksesoni eksperiencat VR me 2 euro. Për anëtarësimet gjatë Nëntorit Numerik, edhe eksperiencat VR janë falas.
8 nëntor 2024, ora 10:00 – “Hyrje në sigurinë e informacionit“
Edlira Martiri, profesoreshë e sigurisë së informacionit në Universitetin e Tiranës dhe bashkë-themeluese e Cyber Morfosis do të zhvillojë një seminar interaktiv, përmbajtja e të cilit do të fokusohet në ndërgjegjësimin për higjienën kibernetike. Publiku do të mësojë pak më shumë mbi sigurinë e informacionit në Shqipëri, zhvillimin dhe situatën e saj në lidhje me rregulloret e BE-së, dhe se si t’i përshtatë rregullat kryesore si qytetar, në jetën e tij personale dhe profesionale.
9 nëntor 2024, ora 10:00 – Mjeshtrit në lëvizje: Një eksperiencë digjitale e historisë së artit
Esmerina Hidri, themeluese e Node Lab Studios & Nea Tandini, historiane arti dhe profesoreshë në ICART do të zhvillojnë një seminar sesi mjetet dixhitale, si p.sh. hartografia dixhitale, mund ta transformojnë historinë e artit në një përvojë dinamike dhe imersive. Duke u mbështetur në Art History’s Untold Stories nga Nea Tandini, seminari do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë të gërmojnë në jetën e mjeshtërve të vjetër evropianë, duke përjetuar shkrirjen e përmbajtjes historike dhe teknologjisë.
15 nëntor 2024, ora 10:00 -Si të krijojmë një aplikacion web me anë të stack MERN
Andi Bevapi, Software Engineer and Education Lead pranë “Holberton School” do të prezatojë “Sistemi i menaxhimit të detyrave” që është një aplikacion web i krijuar për të ndihmuar një librari të menaxhojë librat e saj në mënyrë efikase. Ai do t’u lejojë përdoruesve të krijojnë, përditësojnë, fshijnë dhe gjurmojnë libra: NestJS për backend, React për frontend dhe MySQL për bazën e të dhënave.
16 nëntor 2024, ora 11:00 – Krijimi i përmbajtjes on-line
Benton Brenja, themelues i “Geek Room Albania” bashkë me Xhonald Mamo do të drejtojnë këtë seminar, ku do të flasin për parimet themelore të prodhimit të videove, duke përfshirë script-ete para xhirimeve, teknikat e xhirimit, ndriçimin, audio dhe editimin video. Për ta bërë seminarin më tërheqëse, Geek Room sugjeron të përqendrohemi në krijimin e përmbajtjes në celular, pasi aktualisht është një nga metodat më të njohura për krijimin e përmbajtjes.
Bashkohuni me “Kub France Tirana” për “Nëntorin Dixhital” pranë artit, kulturës e teknologjisë në Tiranë!