“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.
Aktivitetet kulturore përgjatë kësaj jave do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.
Duke nisur me kryeqytetin, përgjatë javës do të ketë disa shfaqje teatri si: Shfaqja teatrore “Le Horla/Frikërat Moderne” te Teatri “Metropol” Tiranë, “5 fytyrat e heshtjes” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë, “Nëna” te Teatri Kombëtar, “Nata e dymbëdhjetë”, “Linda” Premiere ne Teatrin Kombetar.
Sa i përket filmave, “Rrënjë, Revoltë, Zgjim” nga “Citizens Channel” do të shfaqet më 21 nëntor pranë Qendrës së Artit “Agimi”. Gjithashtu më 21 nëntor do të shfaqet dokumentari “Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë” nga Alessandro Ferrantelli pranë Kinema “Millenium” me hyrje të lirë. “Ftesa” te Kinema “Maks Velo” Laprakë do të shfaqet më 21 nëntor.
Koncerte, muzikë e festivale do të mbahen në Tiranë si: “Tirana Beer Fest” pranë Sheshit “Skënderbej”, Koncert nga Orkestra Simfonike RTSH më 20 nëntor pranë Sallës Koncertore të Universitetit të Arteve, Koncert jazz nga “Gunhild” e organizuar nga këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu dhe që do të mbahet më 20 nëntor pranë “Teatrit të Operas dhe Baletit”. Gjithashtu Koncerti “Pink Floyd Tribute” te “Tulla Culture” do të mbahet më 21 nëntor, “Trocks Festival 2024” pranë Parkut Olimpik “Feti Borova” më 22 nëntor me këngëtarë si Aleksandër Gjoka, Bojken Lako, Jericho etj.
“Harmonia e Lirisë” do të mbahet si një mbrëmje poetike e shoqëruar me muzikë pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” më 22 nëntor. “Side-by-Side” me Schumann & Strauss do të mbahet pranë “Teatrit të Operas dhe Baletit” më 22 nëntor. “4 Stinët e Vivaldit” nga Sinfoart te “Pazari i Ri” do të mbahet në fundjavë, më 23 e 24 nëntor.
Nuk do të mungojnë as aktivitetet për fëmijë si aktivitetet e Cirkut Kombëtar pranë Qendrës “Kristal” si dhe teatri “E bija e Hënës dhe e Diellit” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”.
Ekspozitat e hapura në Tiranë janë: Ekspozita “Rrëfime të endura” nga Francesko Berati, Ekspozita “Behind the wall there are other walls”, “Send me Muse” nga Rubin Kadiu te “Gallery 70”, “The Urgent (artist) Open Studio” te “Bulevard Art Media Institute” , “Përherësi” nga Naxhi Bakalli te “COD Kryeministri”, “PranverArt” te “Galeria e Artit” , “Nëntori” te Galeria “FAB”, “Underwater Ballon” nga Klara Fyshku, Manifesto “Great Wave” te Galeria “Zeta Contemporary Art Center”,“Metamorphoss” nga Ervis Gjini te Qendra e Artit “Agimi”.
Gjithashtu është e vizitueshme dhe eksperienca imersive VR “Gloomy Eyes” & “Goliath” te “Kub France” Tiranë që gjendet pranë Piramidës, në ditët e martë-e dielë në oraret 11:00-20:00.
Takime, konferenca, workshop do të ketë disa aktivitete si: Zërat e kulturës – Baleti dhe kërcimi, “Kongresi i Manastirit dhe identiteti gjuhësor”, “Kreativiteti si pasion apo profesion” te Qendra “Dua”, “Gratë që krijojnë” te “Berk Botime”, Platforma “Tulla – LAP” te “Tulla Culture”, Masterclass nga pianistja italiane Silvia Belfiore te “Universiteti i Arteve” përgjatë datave 18-22 nëntor.
Në Durrës do të ketë disa aktivitete në kuadër të festimeve për 80 vjetorin e Çlirimit, si dhe vijon të jetë e hapur “E ardhmja hibride – Durrës Bienale”.
Në Shkodër do të jepet shfaqja “1 kg shegë” te Teatri “Migjeni” Shkodër më 19-20 nëntor.
Në Vlorë do të ketë disa aktivitete në kuadër të festimeve të nëntorit. Festat e Nëntorit në Vlorë do të mbahen më 20 dhe 21 nëntor pranë Teatrit “Petro Marko” dhe Koncerti “Mundësi pa kufi” nga motrat Shalari më 20 nëntor. Ekspozitë fotografike “Veprimtaria e qeverisë së Ismail Qemalit” do të jetë e hapur për vizitorët në datat 19-29 nëntor pranë Muzeut Historik në Vlorë.
Në Fier do të shfaqet premiera e teatrit “Ëndërr në papafingo” më 20-21 nëntor pranë Teatrit “Bylis”.
Në Korçë do të mbahet Festivali “Hapat” – “Terezitje” te Teatri “A.Z.Çajupi” Korçë më 18-20 nëntor pranë Teatrit “A.Z.Çajupi”. Filmi “Njerëz dhe fate 2” do të shfaqet pranë Teatrit “A.Z.Çajupi” më 22-24 nëntor. Gjithashtu do të hapet ekspozita imersive Ekspozita imersive “Realizmi Socialist” te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë.
Në Elbasan do të shfaqet komedia e zezë “Samsara” në Elbasan më 21-22 nëntor pranë Teatrit “Skampa”.
Në Gjirokastër do të shfaqet Teatri “Menaxherja e qelqtë” më 24 nëntor pranë Teatrit “Zihni Sako”.
Nuk do të mungojnë as aktivitetet e jetës së natës në lokale, bare e club kudo në Shqipëri.