Search
Close this search box.

Një këngë kundër policisë që ndryshoi historinë

Më 8 gusht 1988, grupi NWA nxorri albumin e famshëm “Straight Outta Compton” duke i dhënë Amerikës pak nga ritmet e muzikës rap të bërë nga gangsterët.

“Tani do të dëshmoni forcën që ka ‘shkolla e rrugës’” është fraza që nis kënga kryesore e albumit, me të njëjtin titull.

Për një orë albumi vazhdon të paraqesë një retorikë nxitëse me tinguj emocionuese, , duke përzier trimërinë, mizogjininë, homofobinë dhe një mesazh provokues që udhëtoi shumë përtej qytetit të tyre të lindjes, Compton, në Los Anxhelosin Qendror Jugor.

“Fuck the Police” është kënga që rriti NWA. Një thirrje proteste kundër brutalitetit të policisë dhe profilizimit racial që nxiti FBI-në të bënte një ankesë tek studio e muzikës, me shqetësimin se kënga inkurajon dhunën,  

E paraqitur si një parodi e procedurave gjyqësore, reperi Dr Dre në video, kthehet në gjykatës dhe dëgjon shokët e tij të grupit Ice Cube, MC Ren dhe Eazy-E të paraqesin një çështje të fortë për prokurorinë nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit.

Një pjesë e tekstit vazhdon “policët mendojnë se kanë autoritetin të vrasin një minoritet” dhe “policë që mendojnë se të të rinjtë afro-amerikanë shesin drogë”.

Për Ice Cube, yllin e parë të dalë nga grupi, që shkroi më shumë se gjysmat e këngëve të albumit, kënga ishte një “fantazi sureale”.

“Isha i lodhur duke parë shokët e mi që vinin në shtëpi me shenja dhune. Policët ushtronin dhunë për çdo gjë. Unë thash ‘hej është koha për hakmarrje. Për hakmarrje në këngë’. Le t’i lëndojmë me muzikë. Nuk e bëjmë dot fizikisht’”, tha ai në një intervistë me Mary Harron në BBC.

Dr Dre, truri pas grupit tha se ata po raportonin diçka që ishte aty. Ai tha në BBC: ”Të gjithë e mendojnë por askush nuk ka zemër ta shpreh. Të gjithë po thonë ‘fuck the police’, por askush nuk e thotë në publik, ne e bëmë”.

Kënga u bë hit në protestat e 1992-shit në Los Angeles, që nisën pasi 4 policë të bardhë, rrahën, shkelmuan dhe qëlluan me armë, motoristin afro-amerikan Rodney King. Sulmi u filmua nga një kamer amatore pranë vendngjarjes. Ishte provë e dhunës policore për të cilën komuniteti i të zinjve ishte ankuar prej dekadash. Tensionet u përshkallëzuan dhe në disa ditë protestë, vdiqën 50 persona dhe u shkaktuan dëme ekonomike me vlerë 1 mld dollarë.

Tre dekada më vonë, në Minnesota, vdekja e George Floyd në 2020-n në duart e policëve, u filmua nga qytetarë të pranishëm me celular. Protestat zaptuan qytetet në SHBA dhe në të gjithë botën nën banerin “Black Lives Matter”. Këtë herë, protestuesit bërtisnin “hiqni fondet për policinë”, duke kërkuar ulje të financimeve që shkojnë për policët dhe ato para të shkojnë në programe sociale.

Atëherë, artistët e grupit të njohur si “më të rrezikshmit në botë” ishin shumë të respektuar dhe në 2015-n një biografi e tyre u bë nga Hollywood.

Një vit më vonë, ata u futën në Rock and Roll Hall of Fame nga reperi Kendrick Lamar, i cili përfaqësonte një brez të ri të talenteve të hip-hop-it të Compton. Lamar u tha delegatëve se NWA i kishte “dëshmuar çdo fëmije në geto se mund të jesh i suksesshëm dhe të kesh ende zërin tënd ndërsa e bën atë”. Në një jehonë të historisë, kënga e tij shpresëdhënëse e 2015-ës, “Alright”, do të bëhej vetë një himn proteste Black Lives Matter.

Kur intervista e NWA u transmetua për herë të parë në 1990-n, ata po kryqëzoheshin nga të gjitha anët. Disa i shikonin tekstet e grupit si të pamatura dhe të papërgjegjshme. Analistët shkruanin se grupi po tenton të reduktojë dhunën, ndërkohë reklamon armët, varëset e arit dh makinat luksoze.

Dr Dre mohoi akuzat se ata po promovonin dhunën. “Çdo gjë në këngët tona është e vërtetë. Çdo gjë që thuhet ka ndodhur ose do të ndodhë”.

Ice Cube pranoi se historia e tij “nuk ishte edhe aq e tmerrshme, por unë kam parë gjëra të tmerrshme dhe kam dëgjuar gjëra të tmerrshme që i kam marrë në mendje”. Ai shtoi: “Unë e mendoj dhe zemërohem. Kështu që kur bëj rep, më duket sikur jam thjesht i inatosur. , i inatosur.” Ai tha se mund të krijonte tekste vetëm nga këndvështrimi i tij si i ri me ngjyrë: “Kur të shkruaj, dua që t’i të mbyllësh sytë dhe ta imagjinosh këtë duke ndodhur?”

Në kohën kur u transmetua intervista, Ice Cube sapo kishte njoftuar se po largohej nga NËA për të nisur karrierën e tij solo. Ai tha se gjurmët e suksesit të tij kishin tërhequr kohët e fundit vëmendjen e oficerëve të policisë të cilët e ndaluan atë dhe e urdhëruan të dilte nga makina e tij.

“Po pyes veten nëse isha në Beverly Hills me një BMW me një ngjyrë tjetër të lëkurës, a do të më pyesnin në çfarë bande jam, ku janë armët apo ku është droga? Ju duhet t’i bëni vetes këto pyetje kur të ndaloni .

“Por unë thjesht e lë të ndodhë sepse thjesht u them atyre se jam i ligjshëm. Ju mund ta kontrolloni makinën gjatë gjithë ditës. Nuk do të gjeni asgjë përveç disqeve të arit dhe platinit.”/BBC

Almanart