Search
Close this search box.

Një rindërtim i marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, promovimi i librit “Ciao Shqipëria!” nga autori Vito Saracino

🇦🇱 Rezultati i një pune kërkimore pesëvjeçare nga Vito Saracino, studiues dhe docent i Historisë Sociale të Mediave pranë Universitetit të Foggia-s dhe botuar nga shtëpia botuese Besa Muci.

𝐂𝐢𝐚𝐨 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚! rindërton historinë e marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë në fushën e medias, duke analizuar në veçanti fazat historike që e shtynë Italinë të shndërrohej në Vendin me më shumë ndikim në zhvillimin e sektorit të informacionit në Shqipëri. Promovimi i librit do të bëhet në bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë më 18 prill ora 18:00.

Prezantimit të librit do t’i paraprijë fjala nga profesor Edon Qesari, docent i Historisë politike të Europës në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.


Vito Saracino (Manfredonia 1990) PhD në “Kulturë, Edukim dhe Komunikim” në Universitetin e Romës Tre/Foggia dhe studiues i historisë Fondacionit Gramsci të Pulias.

Veprimtaria e tij kërkimore ndërthuret me realitetin ballkanik gjatë një periudhe kërkimore trevjeçare që e çoi atë në thellimin e situatës socio-politike të Evropës Lindore dhe Shqipërisë në veçanti, duke u marrë me mënyrën sesi mediat italiane, veçanërisht në shekullin e njëzetë, kanë arritur të ndikojnë aspekte të shumta kulturore të Republikës së Shqiponjave me kalimin e kohës.

Almanart