Search
Close this search box.

Një “udhëtare në kohë” piktura e vitit 1860

Një pikturë e famshme e vitit 1860 duket se vërteton se udhëtimi në kohë është i vërtetë pasi gruaja në imazh duket se mban një telefon celular i cili nuk u shpik deri shumë vite më vonë.

Piktura në fjalë, e quajtur “The Unexpected One” – “E papritura”, nga Ferdinand Georg Waldmüller, shfaqë një grua e cila shihet duke ecur përgjatë një shtegu me gurë dhe në anën tjetër shihet një djalë të ri duke mbajtur një kalë.

Megjithatë, duket se gruaja është shumë e zënë për të vënë re se burri faqekuq është ulur në një gju, duke pritur që t’i japë asaj një lule si deklaratë e dashurisë së tij, raporton Mirror.

'The Unexpected One' by Ferdinand Georg Waldmüller

Në pikturë, gruaja shihet të jetë e fokusuar në një objekt drejtkëndësh i cili gjendet në mes të duarve të saj.

Disa njerëz pretendojnë se objekti duket si një telefon celular, pajisje kjo e cila nuk ishte shpikur deri shumë vite më vonë.

Përderisa kjo pajisje mund të duket e ngjashme me një iPhone, i cili nuk ishte shpikur deri në vitin 2007, kritikët e artit kanë deklaruar se ekziston një shpjegim e thjeshtë për këtë iluzion.

Mendohet se gruaja është duke lexuar një libër lutjesh gjatë shëtitjes së saj e jo duke shfletuar iPhone-in e saj sikurse të ishte një udhëtare në kohë.

Almanart