“Nji prej nesh” me skenar dhe regji Ergys Meta, rrëmben tre çmime në festivalin “Hyjnesha në fron” në Kosovë

Filmi me metrazh të gjatë «Nji prej nesh», me skenar e regji të Ergys Meta, dhe me producent shtëpinë kinematografike «ERA FILM» fitoi 3 çmime në festivalin «Hyjnesha në fron» në Kosovë:;

1. Filmi më i mirë

2. Regjisori më i mirë, Ergys Meta

3. Aktori më i mire, Alban Ukaj

Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Filmi shpalos historinë e kryepersonazhit Sulës, rol që e luan aktori Alban Ukaj. Hakmarrja për kryerjen e detyrës së policëve është që në fillim të filmit. Një police përdhunohet nga djali i kryebashkiakut të Tiranës dhe një polic rrihet keqas. Sula betohet si polic dhe nis detyrën. Ai shfaqet si ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Portretizohet si polic i përkushtuar në punën e tij që has në dukuri negative gjatë punës në terren në ndërrimin e natës. “Nji prej nesh” është slogani i njërit prej dy kandidatëve që garojnë për të parin e kryeqytetit të Shqipërisë. Frika nga hakmarrja e pushtetarëve për të shpërfaqur krimet i çon Sulen e kolegun e tij, Shpëtimin, drejt anashkalimit të atyre që konsiderohen krime të imëta e të zakonshme.

Almanart