Film biografik për Robert Oppenheimerin, shkencëtarin prapa bombës atomike, është në listën e ngushtë në 13 kategori, duke përfshirë filmin më të mirë, regjisorin dhe skenarin më të mirë të përshtatur. Yjet Cillian Murphy, Robert Downey Jr. dhe Emily Blunt janë gjithashtu në garë për çmime. Ky numër do të thotë se ka më së shumti nominime të grumbulluara nga një film i vetëm që nga “The Shape of Water” i vitit 2018
Christopher Nolan duket se do ta sigurojë “Oscarin” e tij të parë në ceremoninë që mbahet muajin e ardhshëm pasi filmi i tij i fundit, “Oppenheimer”, rezulton të jetë si filmi me më së shumti nominime.
Film biografik për Robert Oppenheimerin, shkencëtarin prapa bombës atomike, është në listën e ngushtë në 13 kategori, duke përfshirë filmin më të mirë, regjisorin dhe skenarin më të mirë të përshtatur. Yjet Cillian Murphy, Robert Downey Jr. dhe Emily Blunt janë gjithashtu në garë për çmime. Ky numër do të thotë se ka më së shumti nominime të grumbulluara nga një film i vetëm që nga “The Shape of Water” i vitit 2018, i cili fitoi katër, përfshirë për filmin dhe regjisorin më të mirë.
Nolan, i cili më parë ka qenë i nominuar për pesë çmime “Oscar”, është gjithashtu kryesuesi i çmimeve BAFTA të muajit të ardhshëm – ku ai gjithashtu ka dalë gjithmonë duarbosh.
Ndërkohë, Martin Scorsese siguron një nominim të dhjetë për regjisorin më të mirë për epikën e vërtetë të krimit “Killers of the Flower Moon”. Pas mospërfilljeve të tyre në nominimet e BAFTA javën e kaluar, yjet Lily Gladstone dhe Robert De Niro u zbuluan se ishin në garë për “Oscars” – edhe pse Leonardo DiCaprio është përjashtuar.
Përfshirja e Gladstone e bën atë aktorin e parë vendas amerikan që ka marrë ndonjëherë çmimin dhe rindez garën mes saj dhe yllit të “Poor Things”, Emma Stone, e cila gjithashtu mori “Golden Globe” për aktoren më të mirë në fillim të këtij muaji.
“Poor Things” doli më mirë se sa pritej në nominimet e së martës, duke siguruar nominime të befasishme për Mark Ruffalon si aktorin më të mirë dytësor dhe Yorgos Lanthimos për regjinë më të mirë. Lanthimos tani do të konkurrojë kundër Nolan, Scorseses, Jonathan Glazerit të “Zone of Interest” dhe “Anatomy of a Fall” të Justine Triet.
Triet, e cila mori “Palmën e Artë” në Cannes vitin e kaluar për trillerin e saj në sallën e gjyqit, është për këtë arsye regjisorja e vetme në kategori, me Greta Gerwigun e “Barbies” dhe Celine Song të “Past Lives”.
Në vend të kësaj, ”Barbie” duhej të mjaftohej me tetë nominime, duke përfshirë skenarin e përshtatur, aktorin dytësor për Ryan Gosling, dy hyrje të veçanta për këngën më të mirë dhe një nominim surprizë për aktoren dytësore për America Ferrera.
Megjithatë, “Barbie” dhe Past Lives janë nominuar së bashku me “Anatomy of a Fall” në listën e ngushtë me dhjetë filmat më të mirë njashtu sikurse edhe “Oppenheimer”, “Killers of the Flower Moon”, “Past Lives” së bashku me “American Fiction”, “The Holdovers”, “Maestro” dhe “The Zone of Interest”.
I xhiruar në Poloni në gjuhën gjermane, “The Zone of Interest” është filmi i parë anglez në 24 vjet që është në garë në kategori (hera e fundit qe kur u nominua “Solomon and Gaenor” i Paul Morrrrison në gjuhën uellsiane).
Ylli i tij, Sandra Hüller, nuk u fut në listën e ngushtë të aktores dytësore, por puna e saj në “Anatomy of a Fall” do të thotë se ajo do të konkurrojë kundër Stone, Gladstone, Annette Bening (për “Nyad”) dhe Carey Mulligan (për “Maestro”) për aktoren kryesore.
“Maestro”, interpretimi i Bradley Cooperit në dramën personale dhe profesionale të Leonard Bernstein, shënoi sukses në shtatë kategori, duke përfshirë zërin, grimin dhe flokët, ndërsa vetë Cooper garon për skenarin origjinal dhe aktorin më të mirë.
Colman Domingo (për “Rustin”) dhe Jeffrey Wright (për “American Fiction”) ishin përfshirje të papritura të njohura në atë garë, megjithëse parashikohet gjerësisht të jetë një luftë e drejtpërdrejtë midis Murphyt dhe Paul Giamattit, i cili luan një mësues të thjeshtë në “The Holdovers”.
Komedia e Alexander Payne – një nga katër komeditë në listën e ngushtë të filmit më të mirë, humbi mundësinë për regjisorin më të mirë, por është një pretendente e fortë për skenarin origjinal dhe pothuajse e sigurt për aktoren dytësore. Da’Vine Joy Randolph ka fituar çdo çmim të mëparshëm për performancën e saj në film, por ka pasur disa surpriza në mesin e konkurrencës së saj.
Ashtu si me Ferrera e “Barbies”, Jodie Foster ishte një prurje e papritur; Kuinteti u përmbyll nga Danielle Brooks – përfaqësuesja e vetme nga “The Color Purple pasi Fantasia Barrino u anashkalua si aktorja kryesore. Foster dhe Rustin nga Domingo janë të dy persona LGBTQ dhe luajnë personazhe LGBTQ – kjo është hera e parë që ndodh dy herë në listën e ngushtë të “Oscars”.
Ndërkohë, nominimet e Wright dhe Sterling K Brown për “American Fiction” shënojnë një tjetër here të parë: Roli kryesor i luajtur nga afro-amerikanët dhe aktorët dytësorë të nominuar për të njëjtin film.
Kishte zhgënjim për romancën e mirënjohur britanike “All of Us Strangers”, e cila doli pa asnjë nominim, që do të thotë mospërfillje për regjisorin Andrew Haigh dhe yjet Andrew Scott, Paul Mescal, Claire Foy dhe Jamie Bell. “Ferrari” i Michael Mann gjithashtu ngeci, me yjet Adam Driver dhe Penélope Cruz .
Në mënyrë të ngjashme u injorua edhe “Saltburn” i shumëshikuar dhe i diskutuar i Emerald Fennell, me aktoren dytësore Rosamund Pike dhe aktorin kryesor Barry Keoghan.
“Past Lives” do të kishte shpresuar gjithashtu për nominim përtej nominimeve të filmit më të mirë dhe skenarit origjinal, me yjet Greta Lee dhe Teo Yoo të injoruar gjithashtu së bashku me regjisorin Song.
Për nominimet për “Oscar” kanë votuar gati 11 mijë votues, profesionistë të në industrinë e filmit nga 93 vende të ndryshme. Ceremonia e këtij viti do të zhvillohet në Hollywood më 10 mars, në një ceremoni me nikoqir Jimmy Kimmel.
Marrë nga “The Guardian”. Përktheu: Enis Bytyqi/koha/
Disa prej nominimeve:
Filmi më i mirë
- American Fiction
- Anatomy of a Fall
- Barbie
- The Holdovers
- Killers of the Flower Moon
- Maestro
- Oppenheimer
- Past Lives
- Poor Things
- The Zone of Interest
Aktori më i mirë në rol kryesor
- Bradley Cooper – Maestro
- Colman Domingo – Rustin
- Paul Giamatti – The Holdovers
- Cillian Murphy – Oppenheimer
- Jeffrey Wright – American Fiction
Aktori më i mirë në rol dytësor
- Sterling K Brown – American Fiction
- Robert De Niro – Killers of the Flower Moon
- Robert Downey Jr – Oppenheimer
- Ryan Gosling – Barbie
- Mark Ruffalo – Poor Things
Aktorja më e mirë në rol kryesor
- Annette Bening – Nyad
- Lily Gladstone – Killers of the Flower Moon
- Sandra Hüller – Anatomy of a Fall
- Carey Mulligan – Maestro
- Emma Stone – Poor Things
Aktorja më e mirë në rol dytësor
- Emily Blunt – Oppenheimer
- Danielle Brooks – The Color Purple
- America Ferrera – Barbie
- Jodie Foster – Nyad
- Da’Vine Joy Randolph – The Holdovers
Regjia më e mirë
- Anatomy of a Fall – Justine Triet
- Killers of the Flower Moon – Martin Scorsese
- Oppenheimer – Christopher Nolan
- Poor Things – Yorgos Lanthimos
- The Zone of Interest – Jonathan Glazer
Filmi më i mirë i animuar
- The Boy and the Heron
- Elemental
- Nimona
- Robot Dreams
- Spider-Man: Across the Spider-Verse
Dokumentari më i mirë
- Bobi Wine: The People’s President
- The Eternal Memory
- Four Daughters
- To Kill a Tiger
- 20 Days in Mariupol
Dokumentari më i mirë i shkurtër
- The ABCs of Book Banning
- The Barber of Little Rock
- Island in Between
- The Last Repair Shop
- Nǎi Nai & Wài Pó
Filmi më i mirë ndërkombëtar
- Io Capitano
- Perfect Days
- Society of the Snow
- The Teachers’ Lounge
- The Zone of Interest
Kënga më e mirë origjinale
- The Fire Inside – Flamin’ Hot
- I’m Just Ken – Barbie
- It Never Went Away – American Symphony
- Wahzhazhe (A Song For My People) – Killers of the Flower Moon
- What Was I Made For? – Barbie
Dizajni më i mirë
- Barbie
- Killers of the Flower Moon
- Napoleon
- Oppenheimer
- Poor Things