“Oppenheimer” triumfon në “Oscar”

Filmi “Oppenheimer” ka fituar Çmimin “Oscar”, e aktori në rolin kryesor, Cilian Murphy, është zgjedhur aktori më i mirë.

Ai ka thënë se është shumë krenar që një irlandez të marrë këtë çmim.

Filmi biografik i Christopher Nolanit ka triumfuar me shtatë çmime, duke përfshirë filmimin më të mirë, aktorin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.

“Ne e bëmë një film për njeriun që krijoi bombën atomike dhe për të mirë a për keq, ne po jetojmë tashmë në një botë të Oppenheimer. Kështu që unë do të doja t’ia kushtoja këtë (çmim) paqebërësve kudo që janë”, është shprehur Murphy pasi e mori çmimin e aktorit më të mirë.

Murphy u bë kështu fituesi i parë irlandez në kategorinë e tij.

Image

Ndërkohë Emma Stone u shpërblye si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Poor Things”, i cili fitoi edhe tri shpërblime të tjera për kostumet më të mira, për grimin dhe flokët më të mirë, si dhe fitoi çmim për drejtimin artistik më të mirë. Aktorja Emma Stone e fitoi çmimin si aktorja më e mirë, për herë të dytë në karrierën e saj.

Image

Aktorja Da’Vine joy Randolph ka fituar çmimin oscar për rolin e saj mbështetës në filmin “The Holdovers”.

Këngëtarja Billie Eilish dhe kënga e saj morën çmimin për këngën më të mirë origjinale në filmin e shumëpërfolur “Barbie”.

Artisti Jonathan Glazer e shfrytëzoi rastin të flasë për luftën që po zhvillohet në Gaza. Shumë protestues gjithashtu ishin mbledhur para ceremonisë që të protestonin kundër kësaj lufte, me pankarta ku shkruhej “Free Palestine”.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe qeni Messi nga filmi “Anatomy of a Fall”.

Image

Artisti Jon Batiste performoi këngën nga filmi “American Simphony”, “It Never Went Away”, e cila ishte e nominuar për çmim “Oscar”.

Image

Edhe aktori i mirënjohur Ryan Gosling ka performuar këngën e filmit “Barbie”, hitin “I’m Just Ken” dhe prestigjiozjsa “Vogue” performancën e tij ka quajtur një nderim kundrejt performancës së aktores së famshme, të ndjerës, Marilyn Monroe. Ajo në vitin 1953 kishte përformuar këngën “Diamonds Are a Girl’s best Friend” në filmin “Gentelmen prefer Blondes”.

Si Monroe, Gosling performoi me një kostum ngjyrë rozë të ndezur, e valltarët mbas tij ishin të veshur me të zeza. Përveç veshjes, Gosling në koreografi pati disa lëvizje që ishin si të Monroes.

Image

Në ndërkohë udhëheqësi i ngjarjes së mbrëmshme, komediani Jimmy Kimmel, ka treguar se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka fyer aktorin në rrjete sociale.

“Më thanë se kemi edhe një minutë ekstra për të ndarë diçka me ju, sapo mora një ‘review’: ‘A ka pasur ndonjë udhëheqës më të keq ndonjëherë se sa Jimmy Kimmel në ‘Oscar’. Po duket shumë i zakonshëm duke u munduar të jetë diçka që nuk është dhe s’mund të bëhet kurrë. Hiqeni Kimmelin dhe zëvendësojeni me ndonjë ‘talent’ të lirë të ABC-së, si George Slopanopoulos. Do t’i bënte të gjithë në skenë të dukeshin më të mëdhenj, më të fortë e më glamuroz’”, ka cituar live Kimmel Trumpin duke e falënderuar për shikueshmërinë.

“Po befasohem që ende po e shikon. A s’të erdhi koha për burg?”, ka thënë Kimmel, komenti i të cilit nxiti shumë të qeshura.

Image

Në nderim të figurës së aktorit të ndjerë Matthew Perry, u mbajt një performancë ‘in memoriam’. Çdo vit, Akademia e Filmit nderon figurat e humbura përgjatë vitit. Përveç Perryt, u nderuan edhe figura të tjera eminente si këngëtarja Tina Turner, aktorja Glenda Jackson, Bill Lee, si dhe të tjerë. Emrat dhe fotografitë e tyre u shfaqën në ekran ndërkohë që valltarët performonin koreografinë nën tingujt e këngëtarëve të mirënjohur, italianëve Andrea Bocelli e djalit të tij Matteo, që këndonin këngën e famshme “Time to Say Goodbye”.

Image

Një tjetër moment i rëndësishëm gjatë ngjarjes së mbrëmshme ishte kur regjisori i dokumentarit “20 Days In Mariupol” tha do të donte të mos e kishte bërë këtë dokumentar, ndërsa pranoi çmimin ‘Oscar’.

Ky projekt filmik që dokumenton pushtimin Rus ndaj Ukrainës, fitoi çmimin ‘Oscar’ si dokumentari më i mirë.

“Ndoshta unë jam i vetmi regjisor në këtë skenë, që do të donte të mos e kishte bërë fare këtë projekt filmik. Do të doja ta kisha mundësinë ta ndërroja këtë shpërblim, në mënyrë që Rusia të mos e pushtonte Ukrainën, duke mos i okupuar asnjëherë qytetet tona”, ka thënë regjisori Mstyslav Chernov pas pranoi ‘Oscarin’ e parë në historinë e Ukrainës.

Fjalët pasuan me duartrokitje të shumta nga njerëzit e pranishëm në Teatrin Dolby.

Image
Almanart