“Oscars 2023” i paparashikueshëm në betejën e favoritëve

“Everything Everywhere All at Once” është favorit, por “All Quiet on the Western Front” e rrëzoi atë. Meqenëse asnjëri nga filmat nuk pati një nominim për regjinë apo aktrimin, shanset janë të pakta që këtë çmim ta fitojë “Everything Everywhere”, i cili është nominuar përtej pritshmërive. Por në një natë përplot gara të ngushta, edhe kjo kategori duket e paparashikueshme. Ja se si i ka dhënë votat e tij eksperti i “The New York Times”

Çmimi për filmin më të mirë

“All Quiet on the Western Front”

“Avatar: The Way of Water”

“The Banshees of Inisherin”

“Elvis”

“Everything Everywhere All at Once”

“The Fabelmans”

“Tár”

“Top Gun: Maverick”

“Triangle of Sadness”

“Women Talking”

Para se të niste sezoni e ndarjes së çmimeve, kush do ta kishte menduar se “Everything everywhere All at Once”, do të ecte nga i fundit te maja? Tek e fundit, është një komedi fanta- shkencë me arte marciale dhe skena të luftës me dildo – jo diçka që të bie ndër mend kur mendon për nominimet e “Oscar”. Dhe pavarësisht kësaj, kjo goditje e çuditshme ka mjaftueshëm shpirt dhe zotësi për të fituar nderimet më të mëdha nga aktorët, skenaristët, producentët dhe regjisorët, i tillë çfarë, në tërë historinë, vetëm katër filma të tjerë kanë mundur ta kenë. Të gjithë këta filma arritën të fitonin Çmimin për filmin më të mirë dhe “Everything Everywhere” është pozicionuar mirë për ta bërë hapin e njëjtë.

Image
Nga lart, favoritët kryesorë përfshijnë: Brendan Fraser në “The Whale”, Michelle Yeoh në “Everything Everywhere All at Once” dhe Felix Kammerer në “All Quiet on the Western Front”.

Megjithatë, është një kontigjent i votuesve të vjetër në “Academy Awards” që mbesin të hutuar nga ky film, dhe ata ndoshta do të zgjedhin ndonjë nga filmat e popullarizuar si “Top Gun: Maverick” ose sagën e Luftës së Parë botërore të Netflixit: “All Quiet on the Western Front”, i cili eci para në minutën e fundit dhe tërhoqi vëmendjen me fitoren si filmi më i mirë në BAFTA-n britanike. Meqenëse asnjëri nga filmat nuk pati një nominim për regjinë apo aktrimin, shanset janë të pakta që këtë çmim ta fitojë “Everything Everywhere”, i cili është nominuar përtej pritshmërive. Por në një natë përplot gara të ngushta, edhe kjo kategori duket e paparashikueshme.

Regjisori më i mirë

Martin McDonagh, “The Banshees of Inisherin”

Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, “Everything Everywhere All at Once”

Steven Spielberg, “The Fabelmans”

Todd Field, “Tár”

Ruben Ostlund, “Triangle of Sadness”

Teksa bashkëregjisorët e “Everything Everywhere”, Kwan dhe Scheinert morën çmimin kryesor të Directors Guild of America – DGA (Shoqata e Regjisorëve të Amerikës), është gati e qartë se ata do ta bëjnë këtë përsëri, siç kanë bërë edhe 17 fituesit e fundit të DGA-së. Është e vërtetë që kohën e fundit, Akademia ka qenë e prirë për ta ndarë çmimin për filmin më të mirë dhe atë për regjinë më të mirë, midis dy filmave, por duket se ka ndonjë alternativë bindëse për ta ndarë me Kwan dhe Schneinert. Edhe pse regjisori i “Tar” Todd Fieldmund mund të grumbullojë ca vota të intelektualëve të lartë dhe tradicionalistët e vjetër mund të zgjedhin Spielbergun, “Everything Everywhere” e ka teknikën mbresëlënëse që zakonisht e siguron këtë fitore.

Image
Nga e majta Stephanie Hsu, Ke Huy Quan, Michelle Yeoh dhe James Hong në “Everything Everywhere All at Once”

Aktori më i mirë

Austin Butler, “Elvis”

Colin Farrell, “The Banshees of Inisherin”

Brendan Fraser, “The Whale”

Paul Mescal, “Aftersun”

Bill Nighy, “Living”

Colin Farrel është fantastik në “Banshees”, por votuesit mund ta nënvlerësojnë atë kur ai luan një karakter që duket dhe flet si Colin Farrell. Herë pas here, Akademia ka shfaqur preferencë për aktorët që janë transformuar, dhe dy performanca të tilla konkurrojnë këtu, edhe pse secila vjen me një paralajmërim: Fraser ka veshur proteza për të luajtur një vetmitar 272 kilogramësh në “Tha Whale”, por aktori më i mirë gati gjithmonë vjen nga filmat e kandiduar për Çmimin: Filmi më i mirë, dhe filmi i tij nuk e arriti këtë. Në ndërkohë, Buttle luajti një figurë të famshme historike (dhe madje këndoi vetë) në një film që gjithashtu është nominuar për filmin më të mirë. Por, në këtë kategori votuesit priren që të favorizojnë dikë me më shumë përvojë, dhe 31-vjeçari Butler mund të jetë aktori më i ri që ka fituar ndonjëherë këtë kategori. Përfundimisht, ka pak gjasë që njerëzit do të zgjedhin “The Whale” kundër fituesit të çmimit SAG, Fraser: Rikthimi i tij në qendër të vëmendjes, në moshën 54-vjeçare, ka mahnitur Hollywoodin dhe fjalimi i tij me siguri do të ishte një nga më emocionuesit e natës.

Image
Brendan Fraser si i vetmuari mbipeshë në “The Whale”

Aktorja më e mirë

Cate Blanchett, “Tár”

Ana de Armas, “Blonde”

Andrea Riseborough, “To Leslie”

Michelle Williams, “The Fabelmans”

Michelle Yeoh, “Everything Everywhere All at Once”

Nëse Riseborough nuk arrin një fitore edhe më tronditëse sesa nominimi befasues i saj, kjo betejë mbretërore ngushtohet te Blanchet dhe Yeoh, top-fitueset e çmimeve në këtë sezon. Të dyja gratë janë aq të mira në rolet e tyre të veçanta, saqë ka shpresë për një barazim shumë të pamundshëm, por peshorja do të anojnë kah Yeoh në fund: Blanchett tashmë ka dy çmime “Oscar” dhe fitorja e parë e Yeoh do të jetë historike në një kategori ku, qe nga fitorja e Halle Berry mbi dy dekada më pare, asnjë grua afro-amerikane s’ka arritur të fitojë këtë çmim. Nëse votuesit duan t’i japin këtij televizioni një moment të paharrueshëm, një moment të ëndrrave të realizuara, të cilit do t’i referohen në vitet e ardhshme, ata duhet të zgjedhin Yeoh.

Image
Michelle Yeoh në një nga multiverset e “Everything Everywhere All at Once”

Aktori më i mirë në rol dytësor

Brendan Gleeson, “The Banshees of Inisherin”

Brian Tyree Henry, “Causeeay”

Judd Hirsch, “The Fabelmans”

Barry Keoghan, “The Banshees of Inisherin”

Ke Huy Quan, “Everything Everywhere All at Once”

Ashtu si fituesi i çmimit për aktorin më të mirë në rol dytësor vitin e kaluar, Troy Kotsur (“CODA”), Quan ka dominuar këtë sezon çmimesh me fjalimet e tij prekëse dhe narrativën personale bindëse. Votuesit e “Oscor” e duan një histori rikthimi dhe Quan, i cili iu kthye aktrimit pasi përjetoi famën e fëmijërisë në “The Goonies” dhe “Indiana Jones and the Temple of Doom”, më në fund po kap mundësitë që i kishin ikur pasi ishte rritur. Nuk e dëmton fakti që ai bën lidhjen e linjës kryesore të “Everything Everywhere”, kur i dashuri i saj i dëshpëruar i thotë Michelle Yeoh: “Në një jetë tjetër, do të më pëlqente shumë të laja rrobat dhe paguaja taksat me ty”. A është e mundur që dikush të mos bjerë në dashuri me Quan në atë moment? Dhe a mund ta mohojë ndonjë votues i “Oscar” këtë fitore?

Image
Ke Huy Quan në rikthimin e tij me “Everything Everywhere All at Once”

Aktorja më e mirë në rol dytësor

Angela Bassett, “Black Panther: Wakanda Forever”

Hong Chau, “The Whale”

Kerry Condon, “The Banshees of Inisherin”

Jamie Lee Curtis, “Everything Everywhere All at Once”

Stephanie Hsu, “Everything Everywhere All at Once”

Edhe pse Basset hyri fuqishëm në këtë sezon duke fituar në “Golden Globes” dhe “Critics Choice Awards”, ajo nuk ka arritur të fitojë në organet e tjera të cilat kanë më shumë lidhje me Akademinë: Në Londër, BAFTA shkoi për aktore irlandeze Condon, teksa Curtis surprizoi teksa fitoi në SAG Awards. Edhe pse secila nga këto gra mund të fitojë, unë do ta zgjedh Condon: Si motra e Colin Farrellit në “Banshees”, ajo shfaqet më gjatë në ekran sesa konkurrentët e saj dhe arrin të jetë personazhi më i afërt në film. Është e ditur gjithashtu se tetë fitueset e fundit të kësaj kategorie, që nga Patricia Arquette (“Boyhood”) tek Ariana DeBose (“West Side Story”), ishin të vetmet fituese të filmave ku lajnë: Nëse votuesit nuk duan që ta lënë “Banshees” të kthehet duarbosh në shtëpi, kjo është kategori ku ata duhet të sigurohen që të kujdesen për të.

Image
Kerry Condon përballë Colin Farrell në “The Banshees of Inisherin”

Skenari më i mirë

“The Banshees of Inisherin”

“Everything Everywhere All at Once”

“The Fabelmans”

“Tár”

“Triangle of Sadness”

“Tár” është nominimi më erudit dhe “Banshees” është më i citueshmi, por a ka një pretendent më të dukshëm sesa “Everything Everywhere”? Ndjenja e një të vetmi është kualiteti që votuesit vlerësojnë më së shumti në këtë kategori, që shpesh u ndahet autorëve në ngritje si Emerald Fennell (“Promising Young Woman” dhe Jordan Peele (“Get Out”). Gjersa rruga moderne drejt fitores së çmimit për filmin më të mirë përshkon pothuajse gjithmonë kategorinë e skenarit më të mirë, nuk ka asnjë arsyeje që skenaristët dhe regjisorët Scheinert and Kwan të “Everything Everywhere” të humbin këtu.

Image
Daniel Kwan në të majtë dhe Daniel Schneidert, filmbërësit e “Everything Everyehere All at Once”

Filmi më i mirë i adaptuar

“All Quiet on the Western Front”

“Glass Onion: A Knives Out Mystery”

“Living”

“Top Gun: Maverick”

“Women Talking”

Autorja e “Women Talking”, Sarah Polley e ka fituar këtë garë në “Writers Guild Awards” dhe votuesit e “Oscar” herë pas here kanë treguar se janë mahnitur nga aktorët që shkruajnë: Shikoni fituesit e mëhershëm të skenarit si: Emma Thompson, Matt Damon dhe Ben Affleck. Por “All Quiet” ka montuar një rast shumë më të fortë për filmin më të mirë të adaptuar sesa “Women Talking” dhe duhet ta fitojë garën për skenarin më të mirë, për të pasur një shans të besueshëm në vendin e parë. Kjo është arsyeja pse unë jam duke projektuar një fitore të “All Quiet”, por nëse Pollwy fiton këtu, është një shenjë e mirë që “Everything Everywhere” do të ecë drejt fitores për filmin më të mirë, pa kundërshtarë.

Filmi më i mirë i animuar

“Guillermo del Toro’s Pinocchio”

“Marcel the Shell With Shoes On”

“Puss in Boots: The Last Wish”

“The Sea Beast”

“Turning Red”

Kur “The Shape of Water” fitoi çmimin për filmin më të mirë vitin e kaluar, bisedova me një votues i cili tregoi se çka konkretisht e çoi këtë film në krye: “Kur e pashë filmin, më pëlqeu. Por kur më pas e dëgjova Guillermo del Torno të fliste për të, e dashurova”. Anëtarët e Akademisë janë shumë të kënaqur nga autori gjenial meksikan i filmit, saqë ata e futën noirin e tij të shtrenjtë dhe të errët, “Nightmare Alley” në kategorinë për filmin më të mirë, pasi që shumë ekspertë e kishin shpallur të vdekur. Kështu që prisni që filmi i tij “Pinocchio” të dalë para shitësit të madh të biletave, “Puss in Boots”.

Dokumentari më i mirë

“All That Breathes”

“All the Beauty and the Bloodshed”

“Fire of Love”

“A House Made of Splinters”

“Navalny”

Pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vitin e kaluar u shfaq në disa nga ngjarjet më të mëdha të Hollywoodit si në Festivalin e Filmit në Cannes dhe “Golden Globes”, mendoj se anëtarët e akademisë do t’ia japin votat e tyre “Navalnyt”, një dokumentar emocionues për liderin e burgosur të opozitës ruse. Filmi ndjek kritikuesin e Putinit, Aleksei Navalny, deri në burgosjen e tij. Shfaq edhe një sekuencë vrasjeje ku, pasi ishte shëruar nga një helmim, ai arrin ta zbulojë dhe ta vërë në grackë helmuesin e tij. Ky filmim nuk është thjesht i artë – është i atij lloji që fiton statuja të arta.

Filmi më i mirë ndërkombëtar

“All Quiet on the Western Front”, Gjermani

“Argentina, 1985,” Argjentinë

“Close”, Belgjikë

“EO”, Poloni

“The Quiet Girl”, Irlandë

“Close”, por pa cigare. Më vjen mirë që u njohëm, “The Quiet Girl” dhe “Argjentina, 1985”. Dhe për “EO” ne themi XO. Por le të jemi realë: të nominuarit për filmin më të mirë nuk humbin asnjëherë në këtë kategori, kështu që fitorja shkon për Gjermaninë dhe “All Quiet on the Western Front”, është njëri nga parashikimet më të lehta.

Kinematografia më e mirë

“All Quiet on the Western Front”

“Bardo, False Chronicle of a Handful of Truths”

“Elvis”

“Empire of Light”

“Tár”

Kurrë asnjë grua nuk ka fituar në këtë kategori dhe kinematografja e “Elvis”, Mandy Walker, ka shanse të mira për t’u bërë e para. Edhe pse unë pres që shumë votues do të zgjedhin tablotë e mrekullueshme të luftës të James Friend në “All Quiet on the Western Front”.

Kënga më e mirë origjinale

“Applause” (“Tell It Like a Woman”)

“Hold My Hand” (“Top Gun: Maverick”)

“Lift Me Up” (“Black Panther: Wakanda Forever”)

“Naatu Naatu” (“RRR”)

“This Is a Life” (“Everything Everywhere All at Once”)

Kjo garë përfshin dy nga yjet më të mëdha të muzikës pop: kryesuesen e “Super Bowlit”, Rihannan e cila këndoi një baladë të ndjeshme për “Black Panther: Wakanda Forever” dhe fituesen e mëparshme Lady Gaga, e cila vajton në fund të “Top Gun: Maverick”. Por të dyja do të humbin karshi “Naatu-Naatu”, e cila bën një kërcim fantastik në “RRR”. Meqenëse ai film i suksesshëm indian ishte shumë afër hyrjes në listën e nominimit për filmin më të mirë, kjo kategori ofron një vend të lehtë për fansat për ta shpërblyer atë.

Muzika më e mirë origjinale

“All Quiet on the Western Front”

“Babylon”

“The Banshees of Inisherin”

“Everything Everywhere All at Once”

“The Fabelmans”

“Babylon” përfundon me një sekuencë kaotike të historisë së kinemasë, të shënuar me entuziazëm nga fituesi i mëparshëm, Justin Hurwitz, por fituesi i kësaj kategorie pothuajse gjithmonë vjen nga të nominuarit në kategorinë e filmit më të mirë, kështu që unë po zgjedh “All Quiet on the Western Front”.

Zërimi më i mirë

“All Quiet on the Western Front”

“Avatar: The Way of Water”

“The Batman”

“Elvis”

“Top Gun: Maverick”

Edhe pse “Top Gun: Maverick” bëri që, nga dizajnimi i zërit, kinematë të tundeshin nga oktava e tij e lartë, unë po parashikoj një fitore tjetër për “All Quiet on the Western Front”, i cili ka disa sekuenca që varen nga tingulli ose mungesa e tij.

Montazhi më i mirë

“The Banshees of Inisherin”

“Elvis”

“Everything Everywhere All at Once”

“Tár”

“Top Gun: Maverick”

Edhe pse “Top Gun: Maverick” nuk mund të mos merret parasysh këtu, meqenëse filmat me sekuenca të shumta aksioni shpesh ia dalin mirë në këtë kategori, “Everything Everywhere” ka gjithashtu përplot aksion, si dhe lëvizje të shpeshta të multiverseve, që do t’ia fitojnë këtë kategori.

Dizajni i produksionit

“All Quiet on the Western Front”

“Avatar: The Way of Water”

“Babylon”

“Elvis”

“The Fabelmans”

Ulëset në “Babulon” janë aq madhështore, saqë duhet t’i kishin kushtuar më shumë sesa Brad Pitt dhe Margot Robbie. Nëse Damien Chazelle arrin një fitore atëherë duhet të jetë kjo.

Kostumografia më e mirë

“Babylon”

“Black Panther: Wakanda Forever”

“Elvis”

“Everything Everywhere All at Once”

“Mrs. Harris Goes to Paris”

A mundet që me ekskluzivitetin e “Black Panther”, Ruth Carter ta fitojë për herë të dytë? Veterania e dizajnit të kostumeve tashmë ka fituar një “Oscar” për filmin e parë me superhero dhe në njëfarë mënyre arriti ta kapërcejë veten, megjithëse do të përballet me konkurrencë të ashpër nga kostumet e periudhës spektakolare të “Elvis” dhe “Babylon”.

Grim dhe stilim flokësh:

“All Quiet on the Western Front”

“The Batman”

“Black Panther: Wakanda Forever”

“Elvis”

“The Whale”

Përsëri, votuesit do ta krahasojnë transformimin e ndihmuar nga proteza të Brendan Fraser me mishërimin e Elvisit të Austin Butler nëpër periudha të ndryshme. Meqenëse në fillimet e karrierës së tij Fraser luajti kaq shumë bukuroshë, puna e grimit të tij ka një tronditje pop-kulturore që duhet ta vendosë “The Whale” në krye.

Efektet vizuale

“All Quiet on the Western Front”

“Avatar: The Way of Water”

“The Batman”

“Black Panther: Wakanda Forever”

“Top Gun: Maverick”

Prisni që “Avatar” ta fitojë për herë të dytë këtë kategori: Për herë të parë ai e fitoi këtë çmim në vitin 2010, dhe pjesa e dytë arriti ta përmirësonte pamjen në mënyra të mahnitshme.

Animacioni më i mirë i shkurtër

“The Boy, the Mole, the Fox and the Horse”

“The Flying Sailor”

“Ice Merchants”

“My Year of Dicks”

“An Ostrich Told Me the World Is Fake and I Think I Believe It”

Ekspertët e mi parashikojnë një fitore për “The Boy, the Mole, the Fox and the Horse”, por më kujtoi shumë “Robin Robin”, një tjetër film i shkurtër britanik për kafshët e lezetshme që flasin e që ishte kandidati kryesor i “Oscars” të vitit të kaluar deri humbi nga “The Windshield Wiper” shumë më për të rritur. Kjo është arsyeja pse unë do të zgjedh “My Year of Dicks”, një film i shkurtër mendjemprehtë dhe inovativ për një vajzë adoleshente që është gati të humbasë virgjërinë e saj. (Sa kënaqësi do të ishte për prezantuesin e “Oscarit” ta lexonte atë titull nga zarfi?)

Dokumentari më i mirë i shkurtër

“The Elephant Whisperers”

“Haulout”

“How Do You Measure a Year?”

“The Martha Mitchell Effect”

“Stranger at the Gate”

Malala Yousafzai ka qenë vazhdimisht e pranishme gjatë sezonit të filmit, teksa promovonte “Stranger at the Gate”, një dokumentar për intolerancën fetare, në të cilin ajo shërbeu si producente ekzekutive. Por “The Elephant Whisperers” është aq tërheqës dhe vizualisht magjepsës sa mendoj se mund ta mposhtë edhe fuqinë e yjeve të Malalas. Kushdo që ka votuar për “My Octopus Teacher” dy vjet më parë, mund të bjerë në dashuri me këta elefantë të butë, jetimë dhe çiftin simpatik indian që kujdeset për ta.

Filmi më i mirë i shkurtër

“An Irish Goodbye”

“Ivalu”

“Le Pupille”

“Night Ride”

“The Red Suitcase”

Votuesit shpesh lëvizin drejt aktualitetit në kategoritë e metrazheve të shkurtra dhe filmi plot tension, “The Red Suitcase”, rreth një vajze iraniane që përpiqet t’i shmanget burrit tek i cili është dërguar për t’u martuar, ka peshën e merituar politike për të shkuar deri në fund./koha.net/

Marrë nga “New York Times”.

Almanart