Search
Close this search box.

PAUL VERLAINE: BISEDË SENTIMENTALE

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë
Posi dy hije kaluan dy vetë

Me sy të shuar me buzët vrarë
Mezi dëgjohen si me të qarë

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë
Dy hije kujtojnë të shkuarën jetë

– Të kujtohet malli që na pushtoi?
– Përse don’, vallë, që ta kujtoj?

– Për emrin tim zemra të rreh, sikur më do?
Tim shpirt në ëndërr gjithmon’ e sheh? – Jo.

– Oh! Të lumturat ditë, s’kanë të treguar
Buzë më buzë, të përqafuar! – Zjarr i shuar.

– Sa blu ish qielli, shpresa pa kufi!
– Shpresa mërgoi tek qielli i zi.

Kështu ecnin mbi tërshërën e kreshpuar
Dhe fjalët vetëm nata i pat’ dëgjuar.

Përktheu: Mihal Hanxhari

Almanart