Vokalisti i bandës amerikane, Pearl Jam, Eddie Vedder, ka thënë që mendoj se ata mund t’i bëjnë edhe dy albume të mira.
Ikona e nënzhanrit granzh e ka thënë këtë për revistën MOJO pak para publikimit të albumit të tyre më të ri, “Dark Matter”, e që është i 12-ti i studios.
“Sa më shumë që plakesh aq më mirë jeton në të tashmen”, ka thënë Vedderi.
“Kur e di që ke më pak kohë është numri më i madh në koeficient. Caku është që të vazhdojmë së bëri muzikë”.
“Doni që të qëndroni afër fëmijëve tuaj. Dëshironi që të bëni albume të mira. Dhe neve ndoshta na kanë mbetur një ose dy”.