Një herë, kur Claude Monet po pikturonte kodrat e Etreat (provincë në Francë), u përfshi aq shumë sa që nuk e kuptoi që një dallgë e madhe po vinte, deri sa e goditi. Atij iu desh të zvarritej këmbadorazi për të dalë nga uji. Por ky incident nuk kishte të bënte me dashurinë e tij për ujin: motiv kryesor në 1.000 pikturat e tij. Ishte aty që në skicat e tij të para, 15 vjeç, e deri në ditët e fundit të jetës, kur shikimi po i humbte.
Monet ishte një burrë i vështirë dhe kundërshtues. Ai braktisi dashnoren e tij të varfër (me vonë do të bëhej gruaja e tij) 6 javë para se të lindte djalin e tyre, për të vizituar familjen tjetër dhe për të pikturuar. Por ai ishte empatik dhe bujar. Shoqëria, ajo më e njohura me Georges Clemenceau, kryeministrin francez, zgjati me dekada.
Jackie Wullschläger, kritike e artit për Financial Times sjell për herë të parë biografinë e Monet. Lexuesit do të shikojnë librat e llogarisë së piktorit, do të rrëmojnë nëpër korrespondencën e tij dhe do të ulen të mërzitur gjatë miqësisë së tij të gjatë me Alice, e cila shërbeu si infermiere për Camille para se të vdiste dhe ishte e martuar me Ernest Hoschedé, një blerës i pikturave të Monet.
Biografia shkëlqen më shumë kur shpjegon artin e Monet. “Përshtypja, lindja e diellit” (1872-73), piktura që i dha emrin lëvizjes impresioniste, është “një moment i thyerjes së dritës dhe reflektimeve të saj, varkat fantazma të mbuluara me mjegull”. Lexuesit do të mësojnë se telajo e madhe e “Gratë në kopsht” u pikturua vetëm nga Monet duke gërmuar një kanal.
Wullschläger e lë Monet të flasë vetë. Pasi një blerës blen një pikturë “Haystack” për 2,500 franga (500 dollarë në atë kohë, rreth 17,000 dollarë në paratë e sotme), Monet kërkon që: “Nëse dikush ju pyet, do të isha mirënjohës nëse do të thoshit çmimi ishte dyfish”. Një herë Monet i tha një gazetari se ai punonte vetëm në ajër. Në fakt, ai zakonisht i përfundonte pikturat e tij në ambiente të mbyllura dhe mund të kalonte muaj për një punë të vetme. (Ai qëndroi aq gjatë në një peizazh dimëror, saqë iu desh të punësonte burra për të hequr gjethet e një lisi, kur e pa veten duke punuar ende për të në maj.)
Monet që shfaqet në libër është i ndërlikuar. Kur ishte i ri, ai iu lut paturpësisht miqve dhe familjes për ndihmë financiare, por vite më vonë ai refuzoi të linte njerkën e tij të martohej me Pierre Sisley, me arsyetimin se ky i fundit ishte “një piktor i papërshtatshëm”. Ndoshta nuk është çudi që marrëdhënia e tij më e qëndrueshme – në art dhe në jetë – ishte me ujin, një element i ndryshueshëm dhe ndonjëherë i frikshëm./si/