Në episodin e tretë të podkastit “Për mendimin tim” do të diskutohet mbi raportin që kanë shikuesit në lidhje me shfaqjet teatrale, pritshmëritë dhe përjetimet që kanë audienca në lidhje me shfaqjet teatrale të ardhura në skenën shqiptare. Po ashtu do të parashtrohen disa analiza dhe komente mbi shfaqjet e vëna në skenë si: Ballkan Bordello regjia Blerta Neziraj, The Handke Project shkruar nga Jeton Neziraj, Orfeu zbret në ferr regjia nga Nastazja Domaradzka, Emigrantët regjia nga Kriks Dumo, Burrnesha regjia nga Erson Zymberi, Valë regjia nga Enke Fezollari, shfaqja Përdhunë regjia Anila Balla, Nuk paguajme! Nuk na e mban xhepi regjia Anila Balla. Për më shumë mund të ndiqni podkastet të ndara në dy pjesë në kuadër të rubrikës “Podkast” në platformën kulturore AlmAnart.