Një pikturë që paraqet lindjen e Krishtit, e punuar në shekullin XVI, është ruajtur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar si “dhuratë e Krishtlindjes për kombin”. “Nativity” nga Baldassare Tommaso Peruzzi (1481–1536), me vlerë prej afro 300 mijë funtesh (rreth 340 mijë euro) vitin e kaluar kishte një shirit ndalimi të eksportit të vendosur nga Departamenti për Digjitalizim, Kulturë, Media dhe Sport.
Skena e lindjes e përshkruar në një deklaratë të Departamentit si “një vepër jashtëzakonisht e rrallë e mbijetuar nga Peruzzi” është blerë nga “National Museums” dhe do të ekspozohet vitin e ardhshëm në “Ulster Museum”. E pikturuar në dru, vepra aktualisht po u nënshtrohet punimeve të konservimit në Galerinë Kombëtare në Londër.
Anne Stewart, kuratore e lartë e artit në “National Museums”, në një deklaratë ka thënë se “aktualisht, nuk ka piktura të Rilindjes së hershme (rreth viteve 1490 deri në 1527) në asnjë koleksion publik në Irlandën e Veriut, kështu që kjo është me të vërtetë një dhuratë e Krishtlindjes për publikun tonë”.
Gati 278 mijë funte u mblodhën për të blerë veprën me financimin e Fondit Kombëtar dhe Përkujtimor të Trashëgimisë. Organizata bamirëse, Fondi i Artit dha 100 mijë funte, Departamenti për Komunitetet ka kontribuar me 70 mijë funte dhe “Esme Mitchell Trust” dha 6 mijë funte.
Shiriti i ndalimit për eksport iu vendos pikturës në korrik të vitit të kaluar, kur ajo u vlerësua në 460 mijë funte. Christopher Rowell, anëtar i Komitetit Shqyrtues për eksportin e veprave të artit dhe objekteve me interes kulturor, kishte thënë atë se “evokimi i rrallë i Peruzzit i lindjes së Krishtit gjatë natës, ishte pikturuar në Romë në dekadën e dytë të shekullit XVI, kur artistë të mëdhenj si Raphael po eksperimentonin me kompozime dramatike dhe efekte drite.
I dedikuar prej kohësh për Giovanni Francesco Penni, ajo u identifikua si vepër e Peruzzit në vitet ’40 të shekullit të kaluar nga studiuesi i konsiderueshëm i veprave italiane të Muzeut Britanik të cilat ishin në zotërim të Philip Pouncey, i cili ia riatribuoi hiç më pak se 110 vizatime të tij. E pikturuar në panel, piktura është në gjendje jashtëzakonisht të mirë.
Ndërkohë, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po shqyrton një reformë të sistemit të licencimit të eksporteve të saj për veprat kryesore të artit, për të ofruar përfitime të mundshme për muzetë e huaj në mbarë botën. Në një intervistë me sekretarin e Arteve dhe Trashëgimisë, Stephen Parkinson, ka thënë se donte të tregonte pikëpamjet mbi ndryshimet e mundshme./koha.net/