Piktura e vjedhur e Van Ghogut rikthehet në ekspozim

Piktura e vitit 1884 “Kopshti i pastorëve në Neuen në Pranverë” nga artisti holandez, Vincent van Gogh, është ekspozuar për herë të parë sërish që nga vjedhja e saj në vitin 2020. Piktura aktualisht ndodhet në “Depot Boijmans Van Beuningen”, një institucion muzeor i artit në Rotterdam, para se të kthehet në shtëpinë e saj në Muzeun Groninger në Groningen prej 29 marsit, si pjesë e ekspozitës “150 Vjet Muzeu Groninger – Prapa Skenat”.

“Kopshti i pastorëve në Neuen në Pranverë” u vodh nga muzeu “Singer Laren” ku ishte në huazim nga Groningen më 30 mars 2020. Me një vlerë rreth 6 milionë euro, kjo është një nga pikturat e para të artistit. Zhdukja e kësaj vepre u pasur me një kërkim të gjerë për autorët e vjedhjes. Ndërsa policia holandeze ka arritur të arrestojë të dy hajdutët (të quajtur Nils K) dhe njeriun që ka urdhëruar vjedhjen e pikturës (të quajtur Peter Roy K), vendndodhja e pikturës kishte mbetur ende e panjohur. Derisa Arthur Brand, hetuesi holandez i krimit të artit i njohur si “Indiana Jones i botës së artit”, u kontaktua nga dikush që kishte qasje në pikturë, fakt që bëri që shpresa për kthimin e pikturës të shfaqej. Brand u sigurua që identiteti i personit të mbetej anonim dhe njeriu i paidentifikuar la pikturën në shtëpinë e tij në Amsterdam më 11 shtator 2023. Piktura u la në një çantë blu të IKEA-s, para se ai të zhdukej po atë në natë. Pas verifikimit të autenticitetit të pikturës me ndihmën e Andreas Blühm, drejtori i Muzeut Groninger, kthimi i “Kopshtit…” u bë titull në mediat ndërkombëtare. Pas kthimit, piktura është vlerësuar nga restauratori Marjan de Visser në depot Boijmans Van Beuningen. De Visser zbuloi se ajo kishte pësuar dëme gjatë vjedhjes dhe tani është në proces restaurimi.

Si pjesë e restaurimit, de Visser gjithashtu zbuloi informacion të ri në lidhje me montimin dhe temën origjinale të pikturës. Van Gogh kishte parashikuar fillimisht që piktura të ishte një skenë dimri, por më pas e ndryshoi në pranverë. De Visser gjithashtu zbuloi se piktura ishte pikturuar fillimisht në lëkurë dhe më pas i është futur një kornizë druri, ndryshe nga metoda e menduar fillimisht me letër mbi një panel. Marrë nga “EuroNews”. Përktheu: Enis Bytyqi/koha/

Almanart